Apple pritet të vë një kamerë me kënd të gjerë, në iPhone 11 që do të lansohet në shtator.
Nuk është hera e parë që po e shohim këtë kamerë, meqë ka kohë që është shfaqur në telefonat e zgjuar android, që kur LG e vendosi më 2016 në LG G5 dhe LG V20, transmeton Telegrafi. Thënë shkurt, është një kamerë që merr pamje në një kënd më të gjerë në video dhe fotografi.
Rezultati është një imazh më panoramik, përfshirë edhe shumë detaje, përtej kufijve të pamjeve që marrin kamerat e telefonave të zakonshëm. Duket se Apple do të provojë në stilin e vet, që të vë këtë lloj kamere që mund të bëjë gjëra që telefonat android e kanë të pamundur, për të rivalizuar me Samsung dhe LG.
Sipas 9to5Mac, Apple ka nisur angazhimet që të krijojë kamerën e vet me kënd të gjerë, për t’i dhënë mundësi shfrytëzuesve më shumë kontroll mbi fotografi.
Opsioni që pritet të quhet Smart Frame, pritet të mundësojë imazh me kënd të gjerë edhe kur shkrepen imazhe të zakonshme. Në këtë formë, do të përshtatet kuadri i përgjithshëm, si standard në çdo fotografi.
Sa e keni shikuan një fotografi dhe keni menduar se pse nuk e keni vënë kamerën më lartë, ta kishit kthyer më në majtë apo të djathtë, Smart Frame do e bëjë këtë për ju.
Formati Smart Frame do iu ndihmojë edhe t’i drejtoni fotografitë e shtrembëruara, pa pasur nevojë të priten skajet apo të ngushtohet perspektiva. Kur drejtohen fotografitë, zakonisht pritet pjesët anësore, derisa perspektiva ngushtohet në masë të madhe.
Gjithnjë sipas 9to5Mac, kamera me kënd të gjerë, do të qëndrojë për një kohë te iPhone, ndërsa do të fshihet vet për arsye sigurie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSmartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe