LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor po rikthehet në UFC

Conor McGregor po rikthehet në UFC

Dana White ka zbuluar se Conor McGregor pritet të rikthehet në  Ultimate Fighting Championship (UFC) në fillim të vitit 2020.

Boksieri 31-vjeçar nuk ka luftuar që nga humbja që pësoi nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor të vitit të kaluar.


Në mars të këtij viti, ish-kampioni i peshave të mesme kishte konfirmuar pensionimin nga sporti i arteve marciale në llogarinë e tij në Twitter.

Dana White (Foto: Yifan Ding/Getty Images/Guliver)

“Hej djem dua të bëjë një njoftim të shpejtë, kam vendosur të pensionohem nga sporti që formalisht njihet si ‘Artet e përziera marciale’”, kishte bërë me dije irlandezi.

McGregor në disa postime kishte paralajmëruar se mund të rikthehet nga pensionimi, ndërsa presidenti i UFC-së, Dana White, zbuloi se ai mund të rikthehet.

“Mendon se McGregor do të rikthehet sërish këtu në fillim të vitit 2020. Realisht, të gjithë jemi duke shikuar se çfarë do të ndodhë me meçin e Khabibit kundër Dustin Poirier”, ka thënë i pari i sportit të arteve marciale.

Khabib paralajmëron pensionimin nga UFC për t'i mohuar kështu McGregorit rimeçin
Lexo po ashtu Khabib paralajmëron pensionimin nga UFC për t'i mohuar kështu McGregorit rimeçin

“Pas kësaj përballjeje, do të ketë shumë lëvizje interesante. Do të njoftoheni me kohë për çfarë do që ndodhë”, ka shtuar më tej White.

Raportohet se McGregor po e kërkon rimeçin ndaj Khabibit, në mënyrë që t’i rrit fitmet e tij, por edhe të hakmerret për humbje që i shkaktoi në vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori