LAJMI I FUNDIT:

Khabib paralajmëron pensionimin nga UFC për t’i mohuar kështu McGregorit rimeçin

Khabib paralajmëron pensionimin nga UFC për t’i mohuar kështu McGregorit rimeçin
Conor McGergor dhe Khabib Nurmagomedov (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se ai mund të pensionohet nga UFC, e që kjo do të thotë se Conor McGregor mund mos ta zhvillojë rimeçin.

Boksieri 30-vjeçar do ta mbrojë titullin në peshat e lehta kundër Dustin Poirer në UFC 242 në Abu Dhabi në muajin shtator.

Për luftëtarin e arteve marciale kjo do të jetë përballja e tij e parë, që pas fitores në raundin e katërt ndaj irlandezit në tetorin e vitit të kaluar.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Të dy boksierët ishin suspenduar nga UFC për shkak të sjelljes së tyre pas përfundimit të meçit, ku kishin shpërthyer përleshje edhe jashtë ringut në mes të dyja kampeve.

“Sigurisht, karriera ime nuk është në fazën fillestare, unë jam diku afër fundit. Por, unë ndoshta kam nevojë për t’i zhvilluar edhe disa luftëra, mendoj se ka ende një rivalitet në mua”, ka thënë Khabib.

Khabib Nurmagomedov: Conor McGregor mu lut që të mos e vrisja në kafaz, nuk ka revansh për të
Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov: Conor McGregor mu lut që të mos e vrisja në kafaz, nuk ka revansh për të

“Dua të luaj, dua të konkurroj me luftëtarët më të mirë në botë. Do ta shohim. Kjo është një pyetje që tani është e pakuptimtë të përgjigjem – unë kam një luftë përpara”, ka shtuar më tej ai.

Nurmagomedov gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai ka të ngjarë të përballet me konkurrentin kryesor Tony Ferguson para çdo rivlerësimi të mundshëm me McGregor për ripërballje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori