LAJMI I FUNDIT:

Roma ofron 30 milionë dhe Dzekon për Icardin

Roma ofron 30 milionë dhe Dzekon për Icardin

Roma thuhet se po shpreson të bindë Interin me një ofertë prej 30 milionë eurosh plus shërbimet e Edin Dzekos për Mauro Icardin.

Sipas gazetës La Repubblica, Roma ka momentalisht rrugën e hapur për të bërë lëvizjen e tyre, pasi Napoli po fokusohet tek Nicolas Pepe.

Në anën tjetër, as Juventusi nuk po e rrezikon pasi ende ka punë për t’i larguar tre sulmuesit tjerë: Mario Mandzukic, Moise Kean dhe Gonzalo Higuain.


Napoli ka ofruar 50 milionë euro për Icardin, por Interi kërkon shumë më tepër
Lexo po ashtu Napoli ka ofruar 50 milionë euro për Icardin, por Interi kërkon shumë më tepër

Kështu, Giallorossët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në tavolinë në vlerë totale prej 50 milionë eurosh, me Dzekon që vlen 20 milionë euro dhe që ka qenë një objektiv i zjarrtë gjatë gjithë verës dhe 30 milionë euro para kesh.

Ata gjithashtu do të jenë të gatshëm t’i propozojnë sulmuesit një pagë prej pesë milionë eurosh neto, por kjo duket të jetë e ulët pasi lojtari fiton afërsisht kaq te Interi.

Presidenti i Interit: Icardi është lojtar dhe njeri i madh, do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të
Lexo po ashtu Presidenti i Interit: Icardi është lojtar dhe njeri i madh, do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të

Megjithatë, është paralajmëruar se argjentinasi dëshiron vetëm Juventusin, ndërsa Corriere dello Sport shkruan se Interi synon t’i fitojë 80 milionë euro nga Icardi.

Presidenti i Interit, Steven Zhang konfirmoi mbrëmë se nuk kishte rrugëdalje për 26-vjeçarin në klubin e tij dhe se do të gjejnë një zgjidhje të mirë për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori