Ankaraja paralajmëroi se sanksionet amerikane do të vinin në rrezik të madh vazhdimin e përdorimit nga SHBA-ja, të bazave ajrore ushtarake që ndodhen në territorin turk.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Uashingtoni po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë, për shkak të blerjes nga kjo e fundit, të sistemeve raketore ruse.
Përdorimi i bazës ajrore Inçirlik shihet si jo vetëm me rëndësi jetike ushtarake, por nënvizon marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve të NATO-s.
“Aktualisht po përpilojmë masat e kundërpërgjigjes, që lidhen qoftë me bazën e Inçirlikut, apo atë të Kureçikut (baza amerikane të radarëve në Turqi) si dhe çështje të tjera”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Uashington këtë javë, në atë që shihet si përshkallëzimi më i fundit në tensionet mes dy vendeve.
“Nëse Amerika bën hapa shumë negative ndaj nesh, nëse do të ketë sanksione apo hapa të mëtejshëm, do të kemi një përgjigje ndaj saj”, shtoi ai.
Sipas njoftimeve muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një kërcënim të ngjashëm lidhur me përdorimin e bazës së Inçirlikut, gjatë takimit të tij me Presidentin Donald Trump në periferi të takimit të grupit të G 20-s që u mbajt në Osaka të Japonisë.
Blerja nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 shkel atë që njihet si Akti mbi Përgjigjen ndaj Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve (CAATSA), që ndalon blerjet e mëdha të pajisjeve ushtarake ruse.
Sipas CAATSA-s, Ankaraja mund të përballet me sanksione të forta ekonomike.
Blerja e sistemeve S-400 solli si rezultat përjashtimin e Turqisë nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35.
Zyrtarët amerikanë besojnë se vendimi i Turqisë për të përdorur teknologjinë ruse me radare të avancuar, mund të kompromentojë sistemet ushtarake të NATO-s. F-35 është avioni më i ri luftarak i NATO-s me teknologji të avancuar.
Analistët thonë se Ankaraja e ka parë gjithmonë përdorimin e bazës së Inçirlikut nga SHBA-ja, si një levë të rëndësishme për ta përdorur në kohë tensionesh mes dy palëve.
Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, baza e madhe ajrore e vendosur pranë kufirit sirian ka qenë jetike për interesat strategjike të SHBA-së.
Sipas agjencive mbikëqyrësve bërthamore, në bazën e Inçirlikut ndodhet 50 armë bërthamore.
Forcat amerikane vazhdojnë ta përdorin Inçirlikun në përpjekjet kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik, si në Irak ashtu edhe në Siri. Ajo gjithashtu përdoret si një qendër e rëndësishme logjistike.
Por analistët thonë se rëndësia e Inçirlikut shtrihet përtej interesave ushtarake. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë