Ka raportime të ndryshme nga mediat italiane në lidhje me situatën e Mauro Icardit te Interi, derisa Juventusi dhe Napoli po e përdorin Romelu Lukakun për përparësitë e tyre.
Drejtori Beppe Marotta dhe trajneri Antonio Conte, kanë bërë të ditur ditë më parë se sulmuesi argjentinas nuk është në planet e Nerazzurëve, andaj në këtë verë pritet të largohet.
Icardi thuhet e ka refuzuar të gjitha ofertat nga klubet e ndryshme, derisa insiston që të transferohet te Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar.
Sipas Corriere della Sera, agjentja dhe gruaja e argjentinasit, Wanda Nara, po negocion me klube të ndryshme, mirëpo lojtari po tenton që t’i ndryshojë mendjen ish-trajnerit të Chelseat.
Sportitalia raporton nga ana tjetër se Napoli ka arritur marrëveshje personale me Icardin, mirëpo duhet të punojë edhe në pjesën tjetër me Interin.
Tuttomercatoweb vazhdon më tej me raportimin e tyre, duke thënë se Aurelio De Laurentiis ka ofruar 50 milionë euro për reprezentuesin e Argjentinës, mirëpo Interi kërkon mbi 70 milionë.
I njëjti burim i gazetës bën të ditur se Nerazzurët po kërkojnë nga kampioni i Serie A-së shërbimet e Paulo Dybalas dhe dhjetë milionë euro shtesë, për ta lënë të lirë Icardin që të kaloj në Allianz Stadium.
Në garë për transferimin e argjentinasit është edhe Manchester United, mirëpo së pari duhet ta përfundojë marrëveshjen me Interin për Lukakun, më pastaj ta transferojë sulmuesin problematik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'