LAJMI I FUNDIT:

Griezmann për lëndimin ndaj Chelseat: Ishte ndërhyrje e ndyrë, do jem gati për ndeshjen e radhës

Griezmann për lëndimin ndaj Chelseat: Ishte ndërhyrje e ndyrë, do jem gati për ndeshjen e radhës

Antoine Griezmann ka bërë debutimin te Barcelona, pas kalimit që e realizoi në këtë afat kalimtar nga Atletico Madridi për 120 milionë euro.

Sulmuesi francez luajti në pjesën e parë gjatës humbjes 2-1 ndaj Chelseat në miqësoren që u zhvillua në Japoni për ‘Rakuten Cup’.

Fituesi i Kupës së Botës ka thënë se ai ndihet krenar që ka debutuar në fanellën e Blaugranasëve, derisa ka thënë se nuk ka pësuar lëndim serioz.


“Ishte shumë speciale që e vesha fanellën e Barcelonës”, ka thënë Griezmann. “Nuk ishte e mirë që humbëm, por jam i sigurt që ndeshje më të mira do të vijnë. Ata ishin minutat tonë të parë dhe duhet të zhvillohej”.

“Lëndimi? Kisha dhimbje në fillim, por tani ka kaluar”, ka thënë francezi pas përplasjes që kishte me Jorginhon. “Do të jem i gatshëm për ndeshjen e radhës. Ishte një ndërhyrje e ndyrë, pasi ai erdhi nga mbrapa, por ky është futbolli”.

Griezmann pritet që në sezonin e ri ta udhëheq sulmin e Barcelonës së bashku me Luis Suarezin dhe Lionel Messin, derisa Ernesto Valverde ka thënë se pret shumë nga ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori