Ëndrra e shqiptarëve është Bashkimi Evropian. Teksa politika, prej gati 30 vjetësh e mban vendin jashtë BE-së, shqiptarët po anëtarësohen vetë në familjen evropiane.
Instituti Evropian i Statistikave raportoi se në vitin 2017 rreth 59 mijë shqiptarë morën nënshtetësinë në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Eurostat, kjo i bën shqiptarët komunitetin e dytë më të madh që morën nënshtetësinë e një prej vendeve të BE-së gjatë vitit 2017. Të parët ishin Marokenët me rreth 68 mijë vetë.
Dyndja e shqiptarëve për të marr nënshtetësinë e BE-së është një tendencë që vazhdon prej disa vitesh. Sipas Eurostat në vetëm 5 vjet, pra për periudhën 2013-2017, janë rreth 260 mijë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë nga një vend i Bashkimit Evropian.
Kjo shifër është e barabartë me rreth 10% të gjithë popullsisë rezidente në Shqipëri ose e thënë ndryshe në çdo 5 vjet Shqipëria humbet popullsinë e një qarku.
Të dhënat e detajuara tregojnë se pjesa dërrmuese e shqiptarëve, rreth 92 për qind e atyre që marrin nënshtetësinë e BE-së po bëhen shtetas grekë ose italian. Gjatë vitit 2017, qeveria greke ka aprovuar nënshtetësinë për gati 30 mijë shqiptarë, ndërsa ajo italiane për 27 mijë të tjerë.
Derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, emigrimi mbetet rruga e vetme që shqiptarët të bëhen qytetarë të BE-së, një rrugë të cilën sipas shifrave të Eurostat ata po e ndjekin masivisht. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City