Dhjetëra persona, prej ushtarëve të thjeshtë e deri në hierarkinë më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ftuar këtë vit për t’ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, në cilësi të ndryshme rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës në Kosovë dhe pas saj, në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Të fundit që janë ftuar nga kjo Gjykatë për tu investuar janë krerët më të lartë të UÇK-së, si Ramush Haradinaj, komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për Dukagjin, Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Shukri Buja, ish kryetar i Lipjanit dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes.
Mirëpo se në çfarë cilësie janë ftuar ata, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në një përgjigje dërguar Telegrafit në formë elektronike kanë thënë se Prokuroria e Specializuar nuk ofron informata për hetimin – për arsye profesionale, ligjore dhe etike.
Sipas tyre, Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) po heton krimet e rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare dhe e përcaktuar në Ligjin Special mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë Speciale.
“ZPS-ja, ndër të tjera, ka autoritetin të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, të mbledhë dhe të shqyrtojë informacionet dhe provat dhe të marrë vendime për fillimin, si dhe vazhdimin ose përfundimin e procedimeve penale”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar Telegrafit.
Ndërkaq, i pari që kishte marrë ftesën për t’u paraqitur para prokurorëve të Speciales ka qenë komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Kjo kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, dhe ishte intervistuar në janar të vitit 2019.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovës. Dhomat përkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndërkombëtare.
Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025