LAJMI I FUNDIT:

Shukri Buja niset për në Hagë, mesazh prekës i vajzës së tij

Shukri Buja niset për në Hagë, mesazh prekës i vajzës së tij

Ish kryetari i Lipjanit dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja është nisur për në Hagë pasi që është ftuar nga Gjyka Speciala, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar vajza e Shukri Bujës, Trëndëlina përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.


Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale

Postimi i plotë Trëndëlina Bujës:

“Babi !

Sot për qudi po ndjehem e pafuqi dhe kam frigë me e besue që sot ende pa dalë

I pari Diell mirë ,ti u drejtove nga një rrugë tjetër ! Rrugë nga e cila ende krahërorin e ke të freskët nga plagët e Lirisë!

S’pari përshnoshem me veten , sa herë ta dëftoj emrin më duket se po më përqafon me të njëjtin përqafim sikur ditën kur u nise me I falë ksaj Toke shumë e mbrapa derës e le Mamin, Valonin , Mua dhe Festimin e vogël !

Nuk gjeta kund forcë me të përqafu si deshta , ashtu siq përqafohen Trimat kur kthehen nga Toka e Lirë ,sepse asnjë toke të Lirë nuk I mungojnë Heronjët !

E ti Babi je Heroi Im , je gjaku Im , je Ushtari I Lirisë me të cilën Liri ,sot po merr me vete edhe akuza bashkë në Udhtimin tand drejt asaj qka ne quajmë “Gjykatë “ .

Në gjdo hap që ti bën drejt asaj foltores dije Babi që hapat e tu rrënjët I kanë në gjakun që pandërpe të rridhte e Ti heroik i’a thoje këngës : Kosovë e Adem Jasharit hejjj ta puthsha ballin!” (sic.), ka shkruar Trëndëlina Buja.

Ndryshe, Shukri Buja më 30 qershor ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai kishte bërë të ditur se intervistimi i tij do të bëhet me 17 korrik të këtij viti. Ai ka thënë se ‘kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori