Sot është bërë hapja e pikës së përkohshme kufitare, Restelicë-Strezomir, që lidhë Republikën e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, me ç’rast u tha se në të ardhmen kjo do të jetë pikë e përhershme kufitare, pasi është në interes të lëvizjes së lirë të qytetarëve nga të dyja anët.
Gjatë kësaj ceremonie u tha se kjo pikë kufitare do të jetë e hapur një muaj, ndërsa u dha zotimi për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për 5 kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili falënderoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për këtë bashkëpunim, i cili në të ardhmen do të mundësojë që kjo pikë kufitare të jetë strategjike për banorët e dy vendeve tona.
“Kjo pjesë është mjaft e rëndësishëm për t’i bashkuar këto male për turizëm dhe një qasje sa më të lehtë e qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Kjo iniciativë është e qellur dhe ne gradualisht ne do të përgatisim që infrastruktura dhe përgatitjet në përgjithësi të jenë të mira. Kjo është një pikë kalim sezonal që do të funksionojë që nga sot deri me 20 të muajit të ardhshëm por besojmë që në të ardhmen ky pikë kalim do të jetë shumë i rëndësishëm dhe strategjik për regjionin e pjesës së Kosovës dhe Maqedonisë”, tha ai.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski rikujtoi se ky është viti i dytë që hapet kjo pikën e përkohshme kufitare me qëllim që qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia të arrijnë më shpejt në njërën anë ose tjetrën.
“Kjo do të jetë iniciativë se mund të përmirësojmë infrastrukturën që të ndërtohet rruga edhe në pjesën e Maqedonisë dhe të Kosovës, në mënyrë që përfundimisht të hapim pikën e rregullt kufitare. Falënderoj për iniciativat që kanë ndërmarrë kryetarët e Mavrovo, në Zhupën Qendrore, në Dibër për të pasur një pikë-kalim të përkohshëm kufitar dhe kjo nga sot- 20 korrik deri 20 gusht dhe ky le të jetë një porosi dhe iniciativë që të dyja qeveritë të sigurojnë mjetet financiare, të bëjmë një infrastrukturë të mirë dhe të bartet porosia se puna e përbashkët, shkëmbimi i kafshëve, njerëzve dhe zhvillimi i turizmit është angazhim i përbashkët i të dyja vendeve “, tha ai.
Kurse, ministri Lekaj tha se kjo është një dëshmi që Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera që shkojnë në favor të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
“Këtë pikë kufitare ne do ta bëjmë të përhershme sepse është nevojë e dy qytetarëve të dy anëve, edhe qytetarëve të Kosovës edhe qytetarëve të Maqedonisë…më lejoni që edhe në emër të kryeministrit Haradinaj, që dje ka dhënë dorëheqje dihet për çka, të ftesës nga Gjykata Speciale por ai na ka porositur që në asnjë minutë mos të humbim kohë dhe t’i kryejmë projektet tona“, tha ai.
Ministri Lekaj rikonformoi zotimin e tij dhe dikasterit që ai drejton për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për 5 kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker