LAJMI I FUNDIT:

Juve kërkon 100 milionë euro për Dybalan

Juve kërkon 100 milionë euro për Dybalan
Paulo Dybala (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Paulo Dybala kërkohet nga Interi, Manchester Unitedi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini, mirëpo Juventusi kërkon 80 milionë euro përnjëherë plus 20 milionë te tjera në formë shtesash.

RMC Sport ka raportuar gjatë javës së drejtori i PSG-së, Leonardo, besonte se mund ta transferojë argjentinasin për 50 milionë euro për shkak të ndryshimeve që pritet të ndodhin te Zonja e Vjetër në rast të transferimit të Mauro Icardit.


Mirëpo, Calciomercato.com bën të ditur se Bianconerët nuk heqin dorë nga shuma totale prej 100 milionë eurosh (80 përnjëherë plus 20 milionë te tjera në formë shtesash).

Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala

Manchester Unitedi konsiderohet favorit për shërbimet e La Joya, pasi ai dëshiron një rol kyç në skuadrën ku do të luajë.

Për më shumë, ai mund të përfshihet edhe në marrëveshjen për transferimin e Paul Pogbas në drejtim të kundër.

Sidoqoftë, ai ua ka lënë derën hapur edhe Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut, por nuk dëshiron t’i bashkohet Interit, edhe nëse përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me Icardin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori