Kompania ABI, në një njoftim për media kanë reaguar për aksionin e rrënimit të një pjese të objektit të Qendrës Tregtare “Abi Çarshia” në rrugën “Tirana”, nga inspektorët e Komunës së Prizenit.
Ata kanë theksuar se veprimet e ndërmarra nga Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë kanë qenë të kundërligjshme.
Sipas tyre, të gjitha ndërhyrjet janë bërë pa sigurimin paraprak të vendit ku do të bëhen ndërhyrjet, më konkretisht nuk ka pasur ndërprerje të rrymës dhe ujit, andaj sipas njoftimit këto veprime do të mund të kenë për pasojë edhe dëmtimin e qytetarëve të cilët gjatë gjithë kohës janë duke e vizituar ABI Çarshinë.
Tutje në njoftim thuhet se është për keqardhje fakti se si Komuna e Prizrenit- Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë në aksionin e tyre se si trajton investitorin më të madh të qytetit e më gjerë, kompaninë ABI Sh.P.K..
Siç thuhet në njoftim, kompania ABI i ka të punësuar më shumë se 1500 persona në qytetin e Prizrenit dhe përafërsisht dy mijë fermerë dhe blegtorë që i sjellin produktet e tyre në qendrën ABI.
Ata po ashtu kanë apeluar që organet kompetente të ndëshkojnë këto veprime të kundërligjshme të Komunës së Prizrenit.
Reagimi i plotë i “ABI” Sh.P.K.:
Në fluksin e sezonit veror, Komuna e Prizrenit ndërmerr hap për shkatërrimin e bizneseve private.
Komuna e Prizrenit, Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë, më datë 19.07.2019, ka ndërhyrë në pronën private të kompanisë ABI Sh.P.K. dhe ka bërë pjesërisht rrënimin e kundërligjshëm të objektit të kompanisë ABI Sh.P.K. i cili ka qenë i ngritur plotësisht në pronën e tij.
Objekti ABI Çarshia investim i kompanisë ABI Sh.P.K. për shkak se është ndërtuar para datës 5 shtator 2018, dhe ku një pjesë ka edhe tejkalim të lejës, kjo pjesë duhet të trajtohet konform Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, për shkak se konform këtij ligji të gjitha ndërtimet e ngritura para datës 5 shtator 2018 duhet të trajtohen konform këtij ligji.
Për shkak se deri në fillim të kësaj javë, deri më 15 Korrik 2019, nuk ka qenë i miratuar Udhëzimi Administrativ i cili përcakton kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë, procedurave dhe dokumentacionit për trajtimin e ndërtimeve pa leje të përfunduara, substancialisht të përfunduara apo të papërfunduara dhe ndërhyrjeve pa leje në ndërtimet me leje, kompania ABI Sh.P.K. pronare a objektit Abi Çarshia, nuk ka mundur të aplikoj që objekti i tij të trajtohet konform Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Në fillim të kësaj jave ka hyrë ne fuqi udhëzimi administrativ i sipërcekur nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor i cili i ka mundësuar kompanisë ABI Sh.P.K. që të aplikoj për legalizmin e objektit të tij ABI Çarshia. Kompania ABI menjëherë pas miratimit të këtij Udhëzimi Administrativ, i ka përgatitur dokumetat e kërkuara konform këtij Udhëzimi Administrativ dhe me datën 18.07.2019, ka aplikuar për legalimizin e objektit ABI Çarshia. Këtë aplikacion ABI e ka dorëzuar pranë organeve komunale në Komunën e Prizrenit, më konkretisht pranë Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.
Për shkak se ABI ka aplikuar për legalizimin e objektit të tij ABI Çarshia, konform nenit 11 paragrafit 6 të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje “[o]rgani kompetent nuk do të rrënojë ndërtimin nëse aplikacioni për legalizim ose ankesa është në pritje, ose nëse ndërtimi është përfshirë në listën e pritjes”, organi kompetent, në rastin tonë Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë, nuk ka pasur të drejtë të rrënojë objektin e ABI Çarshia. Për shkak se Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme barra për kompensimin e dëmit të shkaktuar si rezultat i këtyre detyrimeve do të bie Komunës së Prizrenit.
Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë kanë qenë të kundërligjshme edhe për faktin se të gjitha këto ndërhyrje janë bërë pa sigurimin paraprak të vendit ku do të bëhen ndërhyrjet, më konkretisht nuk ka pasur ndërprerje të rrymes dhe ujit, andaj këto veprime do të mund të kenë për pasojë edhe dëmtimin e qytetarëve të cilët gjatë gjithë kohës janë duke e vizituar ABI Çarshinë. Poashtu, këto veprime do të mund të kenë për pasojë edhe dëmtimin e qytetarëve për shkak se objekti ABI Çarshia është një tërësi e ndërlidhur andaj dëmtimi i një pjesë të saj do të mund të ketë shembjen e pjesëve tjera të objektit i cili ka qenë i mbushur me qytetarë/vizitorë.
Kompania ABI ka kërkuar asistencë nga organet e rendit që nga fillimi. Organet kompetente, Prokuroria dhe Policia, dje me datë 18.07.2019 janë njoftuar se Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë ka për qëllim që të ndërmarrë veprime të kundërligjshme. Asistencë nga organet e rendit kemi kërkuar edhe sot me datë 19.07.2019 me qëllim të ndaljes së veprimeve të kundërligjshme të Drejtorisë së Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë, mirëpo çdoherë kemi hasur në vesh të shurdhër.
Është për keqardhje fakti se si Komuna e Prizrenit- Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë në aksionin e sotëm e trajton investitorin më të madh të qytetit e më gjerë, kompaninë ABI Sh.P.K.. Kompania ABI i ka të punësuar më shumë se 1500 persona në qytetin e Prizrenit dhe përafërsisht dy mijë fermerë dhe blegtorë që i sjellin produktet e tyre në qendrën ABI.
Kompania ABI Sh.P.K. do të vazhdojë në ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të realizimit të drejtës së saj. Apelojmë që organet kompetente do të ndëshkojnë këto veprime të kundërligjshme të Komunës së Prizrenit – Drejtoria e Inspektorateve – Inspektorati Komunal i Ndërtimtarisë. /Telegrafi/
Alush Shala: Populli është më familjen Fusha, kryetari Haskuka duhët ti therret mendjës.
Alush Shala: Populli është më familjen Fusha, kryetari Haskuka duhët ti therret mendjës.
Publiée par TELEVIZIONI OPINION sur Samedi 20 juillet 2019
Zekolli: Pushteti lokal i Prizrenit, do të mbetet në histori, për papunësin që po ua shkakton qytetarit.
Publiée par TELEVIZIONI OPINION sur Samedi 20 juillet 2019
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur