Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i propozoi kryeministrit Ramush Haradinaj dhjetë investime në vlerë prej një miliard eurove, aq sa është shuma e autostradës së Dukagjinit.
Avdyli në një postim në Facebook thotë, se në vend të autostradës, kjo shumë mund të shpërndahet në shumë sektorë dhe të ketë investime edhe në institucione të tjera të rëndësishme të Rrafshit të Dukagjinit.
Ai e quan propozimin e tij “këshilla pa pagesë për Ramush Haradinajn dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e asfaltues”.
Shkrimi i plotë i deputetit Avdylit
Çka kishim mund të bëjmë me 1.000.000.000 € të autostradës për Dukagjinin?
Disa këshilla pa pagesë për Ramush Haradinaj dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e asfaltues:
1. 200 milionë për rrugën ekzistuese duke zgjeruar, duke e bërë me 4 korsi.
2. Nga 50 milion për Universitetet e Dukagjinit, Pejë, Gjakovë, Prizren e tëra 150 mil.
3. Nga 50 milion për 3 spitalet rajonale të Dukagjinit. Asnjëri Spital nuk ka Rezonancë magnetike që kushton vetëm më së shumti 1 milion € dhe shumtën rasteve bëhet privat në Prishtinë që kushton 150€. Asnjë spital s’ka shërbim kardiologjisë invasive, s’kanë shumë shërbime emergjente që shpëtojnë jetë. Ka mungesa barnash e pajisjesh elementare.
4. Si rajon bujqësor 100 milion kishim dhënë për subvencionim për sera, blerje pajisjesh bujqësore, hapje te minifabrikave përpunuese, etj.
5. Universiteti bujqësor me bursa për studentë 10 milionë.
6. Zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla , përkrahjen e bizneseve te reja për te rinjtë 50 milionë.
7. Familjeve të varfra e pa shtëpi s’do kishte në Dukagjin me vetëm 20 milionë.
8. E kishim ble edhe një helikopter për çdo urgjencë mjekësore apo për nevoja tjera kushton me se shumti 2 milionë.
9. Me 70 milionë kishim ndërtuar çerdhe edhe ne fshatra dhe kishim përmirësuar infrastrukturën shkollore në çdo shkollë.
10. Me ato afër 250 milion që na kishin tepruar nga 1 miliard pasi ti kishim bërë krejt këto punë për Dukagjinin tonë që e duam jo vetëm për vota, ia kishim krijuar bazat për SIGURIME SHENDETESORE për krejt banorët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak