Rritja e ngadaltë, pasiguria e lartë dhe nivelet në rritje të pabarazisë duhet të nxisin krijuesit e politikave të ndërmarrin veprime urgjente për të arritur rritje më të fortë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse. Kështu thuhet në raportin vjetor të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Raporti “Going for Growth 2019” thekson se dobësimi i rritjes vjen në një kohë kur globalizimi, dixhitalizimi, plakja e popullsisë dhe degradimi i mjedisit janë forcat kryesore që formojnë zhvillimet ekonomike.
“Për të menaxhuar më mirë këto trende, qeveritë duhet të zgjedhin me kujdes, të përgatisin, të japin përparësi dhe të zbatojnë reforma strukturore specifike për vendin që nxisin rritjen afatgjatë, përmirësojnë konkurrencën dhe produktivitetin, krijojnë vende pune dhe sigurojnë një mjedis më të pastër dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, vë në dukje raporti, përcjell Telegrafi.
Ky raport shpalos prioritetet kryesore të reformës strukturore në 46 ekonomitë vendeve anëtare të OECD dhe jashtë OECD-së. Po ashtu, në raport tregohen për një ritëm zhgënjyes të reformave gjatë periudhës 2017-2018, duke gjetur pak shenja të rimarrje nga ritmi tashmë modest i reformës i vërejtur në dy vitet e mëparshme.
“Ndërsa rritja po ngadalësohet dhe teknologjitë e reja po transformojnë me shpejtësi ekonomitë tona, është urgjente të vazhdohet me përpjekjet për reforma për të nxitur rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Politikëbërësit duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre për të nxitur rritjen, për të rritur barazinë e mundësive dhe gjithëpërfshirjes dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore. Rekomandimi ynë kryesor shtrihet përtej G7-së, të gjitha ekonomive OECD dhe jo-anëtare: koha për reforma është tani, për jetë më të mirë sot dhe për gjeneratat e ardhshme”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i OECD, Angel Gurría.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, shtoi se, “Sigurimi i rritjes së fortë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme është një sfidë për të gjitha vendet e G7-së. Në Francë e marrim këtë shumë seriozisht, siç dëshmohet nga tregu i punës, arsimi dhe reformat tatimore të miratuara nga qeveria jonë vitet e fundit për të përmirësuar konkurrencën dhe për ta transformuar ekonominë përballë tranzicionit ekologjik dhe dixhital. Në emër të qeverisë, ne do të vazhdojmë të ndjekim reformat dhe të investojmë në inovacione, që është çelësi për rritjen e nesërme”.
OECD është një organizatë ndërqeveritare ekonomike me 36 vende anëtare, për të stimuluar progresin ekonomik dhe tregtinë botërore. Është themeluar në vitin 1961. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit