LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Mnuchin: Kriptovaluta ‘Libra’ mund të përdorët për të pastruar para

Sekretari Mnuchin: Kriptovaluta ‘Libra’ mund të përdorët për të pastruar para

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka paralajmëruar se kriptovalutat po keqpërdorën, pasi që kriptovaluta Libra po tenton të futet në rrjet.

Mnuchin paralajmëroi se kjo Libra mund të përdorët për të pastruar para.

“Thesari është shumë i shqetësuar në lidhje me Libra, që mund të keqpërdoret për të pastruar para”, thekson Mnuchin duke raportuar për rregullimin e kriptovalutave, përcjell Telegrafi.


Ai shtoi se, “Facebook ka shumë punë për të bërë që të bindë Administratën Trump për të futur në rrjet këtë monedhë. Monedhës do i duhet të respektojë një nivel shumë të lartë rregulloreve”.

Presidenti Trump sulmon kriptovalutën Libra, thotë se nuk është i besueshëm si dollari
Lexo po ashtu Presidenti Trump sulmon kriptovalutën Libra, thotë se nuk është i besueshëm si dollari

Po ashtu, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar kriptovalutën Libra, duke pretenduar se nuk do të jetë i besueshëm.

Sipas Trumpit, Facebook duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregulloreve bankare në mënyrë që të ec përpara.

“Asetet e parregulluara të kriptovalutave mund të lehtësojnë sjelljen e paligjshme, duke përfshirë tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme, ‘monedha virtuale’ e Facebookut, Libra nuk do të jetë i besueshëm”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një monedhë reale.

“Ne kemi vetëm një monedhë reale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është më i fortë se kurrë, i sigurt dhe i besueshëm. Është monedha më dominuese në botë dhe gjithmonë do të qëndrojë në atë mënyrë. Ky quhet dollari i Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar ai.

Edhe guvernatori i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell, paralajmëroi se plani i rrjetit social Facebook për të ndërtuar një kriptovalutë të quajtur “Libra” nuk mund të shkojë përpara derisa shqetësime serioze rreth saj të jenë adresuar duke shtuar presionin mbi projektin kontrovers.

Rezerva Federale: Kriptovaluta 'Libra' nuk mund të shkojë përpara
Lexo po ashtu Rezerva Federale: Kriptovaluta 'Libra' nuk mund të shkojë përpara

Ligjvënësit në mbarë botën kanë shprehur tashmë shqetësimet e tyre serioze rreth kriptovalutës, por këto komente nga autoriteti më i fuqishëm financiar vë në dyshim projektin e Facebook.

“Libra ngre shqetësime serioze rreth privatësisë, pastrimit të parave, mbrojtjes së konsumatorit dhe stabilitetit financiare. Nuk e shoh të mundur realizimin e këtij projekti pa adresuar këto shqetësime”, tha Powell, përcjell Telegrafi.

Demokratët e Senatit amerikan kanë kërkuar që Facebook të ndalojë zhvillimin e kriptovalutës si dhe portofolit dixhital Calibra, derisa Kongresi dhe autoritetet rregullatorë të kenë mundësi të hetojnë rreziqet e mundshme që i kanosen sistemit botëror financiar prej saj.

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndërpritet projekti i kriptovalutës 'Libra' (Dokument)
Lexo po ashtu Ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndërpritet projekti i kriptovalutës 'Libra' (Dokument)

Muajin e kaluar, rrjeti social Facebook prezantoi kriptovalutën e cila e quan “Libra”.

Sipas kompanisë, misioni i kriptovalutës do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore dhe se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto.

https://www.reuters.tv/v/PGGQ/2019/07/15/a-rising-chorus-against-facebook-s-new-currency

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, në momentin e prezantimit ka thënë se çdo person që ka qasje në internet, njëjtë do të ketë qasje edhe në këtë monedhë dixhitale, me një kosto minimale. /Telegrafi/