LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale: Kriptovaluta ‘Libra’ nuk mund të shkojë përpara

Rezerva Federale: Kriptovaluta ‘Libra’ nuk mund të shkojë përpara

Guvernatori i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell, paralajmëroi se plani i rrjetit social Facebook për të ndërtuar një kriptovalutë të quajtur “Libra” nuk mund të shkojë përpara derisa shqetësime serioze rreth saj të jenë adresuar duke shtuar presionin mbi projektin kontrovers.

Ligjvënësit në mbarë botën kanë shprehur tashmë shqetësimet e tyre serioze rreth kriptovalutës, por këto komente nga autoriteti më i fuqishëm financiar vë në dyshim projektin e Facebook.


“Libra ngre shqetësime serioze rreth privatësisë, pastrimit të parave, mbrojtjes së konsumatorit dhe stabilitetit financiare. Nuk e shoh të mundur realizimin e këtij projekti pa adresuar këto shqetësime”, tha Powell.

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndërpritet projekti i kriptovalutës 'Libra' (Dokument)
Lexo po ashtu Ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndërpritet projekti i kriptovalutës 'Libra' (Dokument)

Ai shoti se një vlerësim dhe analizë e thellë e projektit duhet të realizohet duke qenë se kriptovaluta nuk i nënshtrohen ligjeve financiare në fuqi.

Powell shprehur mbështetjen e tij për inovacionin financiar për sa kohë rreziqet indentifikohen dhe adresohen.

Muajin e kaluar, rrjeti social Facebook prezantoi kriptovalutën e cila e quan “Libra”.

Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'
Lexo po ashtu Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'

Sipas kompanisë, misioni i kriptovalutës do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore dhe se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto.

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, në momentin e prezantimit ka thënë se çdo person që ka qasje në internet, njëjtë do të ketë qasje edhe në këtë monedhë dixhitale, me një kosto minimale. /Telegrafi/