Demokratët e Senatit amerikan kanë kërkuar që Facebook të ndalojë zhvillimin e kriptovalutës si dhe portofolit dixhital Calibra, derisa Kongresi dhe autoritetet rregullatorë të kenë mundësi të hetojnë rreziqet e mundshme që i kanosen sistemit botëror financiar prej saj.

Pak javë më Maxine Waters, shefja e Komitetit të Shërbimeve Financiare dërgoi një letër shefit ekzekutiv të Facebookut, Mark Zuckerberg, shefes së operacioneve Sheryl Sandberg dhe shefit të Calibra, David Marcus duke formalizuar kërkesën për të ndërprerë zhvillimin e projektit.

“Nëse produkt dhe shërbime si këta lihen të parregulluara siç duhet pa mjaftueshëm mbikëqyrje, mund të përbëjnë rrezik sistematik për stabilitetin financiar amerikan dhe botëror. Ato rrezikojnë të përdoren nga aktorë të këqij, bursa kriptovalutash dhe portofolësh siç ka ndodhur në të kaluarën me kriptovaluta të tjera”, shkruante Water.

Skepticizmi nuk ka prekur vetëm shtëpinë e demokratëve, por edhe shefin e bankingut të Senatit amerikan, i cili ka kërkuar një dëgjesë më 16 korrik duke cituar shqetësimet rreth kriptovalutës.

Ditë më parë, rrjeti social Facebook prezantoi kriptovalutën e cila e quan Libra.

Sipas kompanisë, misioni i kriptovalutës do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore dhe se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto.

Detaje rreth kriptovalutës 'Libra' Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'

Zuckerberg në momentin e prezantimit ka thënë se çdo person që ka qasje në internet, njëjtë do të ketë qasje edhe në këtë monedhë dixhitale, me një kosto minimale.

Kjo kriptovalutë pritet që t’i krijojë 95 milionë vende të punës me një vlerë të shtuar prej 3.7 trilionë dollarëve. Po ashtu, ndikim tjetër do të jetë edhe reduktimi i varfërisë ekstreme prej 22 për qind dhe shtimi i të ardhurave prej 20 për qind. /Telegrafi/