LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump sulmon kriptovalutën Libra, thotë se nuk është i besueshëm si dollari

Presidenti Trump sulmon kriptovalutën Libra, thotë se nuk është i besueshëm si dollari

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar kriptovalutën Libra, duke pretenduar se nuk do të jetë i besueshëm.

Sipas Trumpit, Facebook duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregulloreve bankare në mënyrë që të ec përpara.


“Asetet e parregulluara të kriptovalutave mund të lehtësojnë sjelljen e paligjshme, duke përfshirë tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme, ‘monedha virtuale’ e Facebookut, Libra nuk do të jetë i besueshëm”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një monedhë reale.

“Ne kemi vetëm një monedhë reale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është më i fortë se kurrë, i sigurt dhe i besueshëm. Është monedha më dominuese në botë dhe gjithmonë do të qëndrojë në atë mënyrë. Ky quhet dollari i Shteteve të Bashkuara”, ka shtuar ai.

Guvernatori i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell, paralajmëroi se plani i rrjetit social Facebook për të ndërtuar një kriptovalutë të quajtur “Libra” nuk mund të shkojë përpara derisa shqetësime serioze rreth saj të jenë adresuar duke shtuar presionin mbi projektin kontrovers.

Rezerva Federale: Kriptovaluta 'Libra' nuk mund të shkojë përpara
Lexo po ashtu Rezerva Federale: Kriptovaluta 'Libra' nuk mund të shkojë përpara

Ligjvënësit në mbarë botën kanë shprehur tashmë shqetësimet e tyre serioze rreth kriptovalutës, por këto komente nga autoriteti më i fuqishëm financiar vë në dyshim projektin e Facebook.

“Libra ngre shqetësime serioze rreth privatësisë, pastrimit të parave, mbrojtjes së konsumatorit dhe stabilitetit financiare. Nuk e shoh të mundur realizimin e këtij projekti pa adresuar këto shqetësime”, tha Powell, përcjell Telegrafi.

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndërpritet projekti i kriptovalutës 'Libra' (Dokument)
Lexo po ashtu Ligjvënësit amerikanë kërkojnë të ndërpritet projekti i kriptovalutës 'Libra' (Dokument)

Po ashtu, demokratët e Senatit amerikan kanë kërkuar që Facebook të ndalojë zhvillimin e kriptovalutës si dhe portofolit dixhital Calibra, derisa Kongresi dhe autoritetet rregullatorë të kenë mundësi të hetojnë rreziqet e mundshme që i kanosen sistemit botëror financiar prej saj.

Muajin e kaluar, rrjeti social Facebook prezantoi kriptovalutën e cila e quan “Libra”.

Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'
Lexo po ashtu Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'

Sipas kompanisë, misioni i kriptovalutës do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore dhe se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëjtën lehtësi sikurse dërgojnë një foto.

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, në momentin e prezantimit ka thënë se çdo person që ka qasje në internet, njëjtë do të ketë qasje edhe në këtë monedhë dixhitale, me një kosto minimale. /Telegrafi/