LAJMI I FUNDIT:

Ulet vlerësimi i ekonomisë turke

Ulet vlerësimi i ekonomisë turke

Agjencia Fitch Ratings ka ulur vlerësimin për borxhin afatgjatë në valutë të huaj në BB- duke e sjellë Turqinë në të njëjtin nivel me Greqinë.

Por ndryshe nga sa ndodh me Athinën për të cilën duket një skenar përmirësimi si rrjedhojë e faktit se qeveria e re ka premtuar se do të jetë më miqësore ndaj biznesit, Ankaraja po zbret më poshtë duke u futur në atë që cilësohet si territor vlerësimi “junk” për shkak të përkeqësimit të perspektivave ekonomike-financiare.

Ndikim në këtë rënie të vlerësimit duket se ka pasur edhe fakti se guvernatori i Bankës Qendrore, Murat Cetnikaya, u shkarkua javën e kaluar dhe mbërritja e komponentëve të parë të sistemit mbrojtës rus S-400, lëvizje që kanë sjellë presion të madh dhe ndikim direkt në dobësimin e lirës turke, përcjell Scan.


Shkarkohet guvernatori i Bankës së Turqisë pas mosmarrëveshjeve me normat e interesit
Lexo po ashtu Shkarkohet guvernatori i Bankës së Turqisë pas mosmarrëveshjeve me normat e interesit

Në këtë mënyrë, Turqia ka shumë mundësi që të përballet me sanksione amerikane dhe evropiane. Sanksionet amerikane lidhen me sistemin mbrojtës, ndërsa ato evropiane me faktin se Ankaraja po kryen aktivitete kërkimore nafte në ujërat e Qipros, që për BE-në janë ilegale.

Turqia sfidon SHBA-në, mbërrijnë pajisjet e para të sistemit rus
Lexo po ashtu Turqia sfidon SHBA-në, mbërrijnë pajisjet e para të sistemit rus

Po ashtu, të hënën parashikohet që ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian t’i rekomandojnë Bankës Evropiane për Investime që të rishikojë disa financime që janë dhënë në favor të Turqisë. /Telegrafi/