LAJMI I FUNDIT:

Turqia sfidon SHBA-në, mbërrijnë pajisjet e para të sistemit rus

Turqia sfidon SHBA-në, mbërrijnë pajisjet e para të sistemit rus

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se sot ka filluar transferimi i grupit të parë të pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi, duke sfiduar kështu edhe Shtetet e Bashkuara të cilat e kanë shprehur hapur kundërshtimin për këtë veprim.

“Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Murted/Ankara ka filluar nga data 12 korrik 2019″, thuhet në njoftim.


SHBA e ka kundërshtuar blerjen e këtij sistemi nga Turqia, duke argumentuar se S-400 nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Por, shteti turk këmbëngul se sistemi rus nuk do të përbëjë kërcënim për Aleancën dhe se i njëjti nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s.

Ky vend gjithashtu deklaroi se ata nuk janë vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore.

Ankaraja e arsyetoi se ka qenë pikërisht refuzimi nga amerikanet për sistemin Patriot që ka detyruar që të kërkojnë zgjidhje tek vendet e tjera.

Turqia deklaroi se Rusia i ka ofruar një marrëveshje të leverdishme që përfshinte edhe transferimin e të gjithë sistemit.

Turqia dhe Rusia firmosën marrëveshjen për sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017./kp/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori