LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Ilir Metës

Kuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Ilir Metës

Ndërkohë që opozita do të jetë duke bërë përgatitjet e fundit për protestën kombëtare të rradhës, Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00, në seancë plenare, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Pasi të dëgjohet raporti që kërkon shkarkimin, deputetët e Ramës dhe opozita fallco do të diskutojnë për plot 1 orë e 30 minuta dhe më pas do të votojnëose jo për ngritjen e komisionit hetimor.


Nëse kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë do të hyet në fazën e tretë të një procesi për shkarkimin e presidentit që kushtetuta e parashikon në mënyrë shumë precize. Faza e parë ajo e votimit nga një e katërta e deputetëve pëe shkarkimin e presidentit tashmë shtë kryer. Gjithashtu ka përfunduar edhe e dyta ku komisioni i ligjeve kërkon ngritjen e një komisioni hetimor.

Tani ndodhemi në fazën e tretë kur parlamenti miraton raportin dhe vendos me votë për komisionin hetimor. Ai vihet në punë me urgjencë dy ditë pas votimit në kuvend. Kreu i Shtetit tka të drejtën të dëgjohet dhe të klasë në këtë komision, por ai me sa duket do ta injorojë këtë procedurë ashtu sikurse bëri edhe në me komisionin e ligjeve.

Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Dhe pas kësaj hyjmë në fazën e katërt kur 2/3 e parlamentit që tashmë Rama i kontrollon duhet të votojnë për shkarkimin e presidentit duke mbyllur kështu këtë procedurë të koklavitur parlamentare.

Vetëm pas këtyre katër fazave ceshtja kalon në të pestën kur Gjykata Kushtetuese që ende nuk ekziston duhet të vendosë nëse mund të shkarkohet apo jo kreu i shtetit.

Gjithësesi interesante do të jetë sot të shikohen diskutimet e parlamentit monist dhe mënyra se si do e justifikojnë rilindasit shkeljen kushtetuese të presidentit, aq më tepër që për ta, Dekretet e Ilir metës nuk kanë pasur asnjë efekt, sepse sipas tyre votimet e 30 qershorit qenë të ligjshme./lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori