LAJMI I FUNDIT:

Liria fiton 300 mijë euro nga kalimi i Muriqit te Fenerbahce

Liria fiton 300 mijë euro nga kalimi i Muriqit te Fenerbahce
Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahce/Facebook)

Vedat Muriqi e ka kompletuar sot (7 korrik) edhe zyrtarisht kalimin nga Rizespor te Fenerbahce.

Sulmuesi shqiptar kishte disa ditë që po lidhej me largimin nga skuadra turke, ndërsa për të ishin të interesuar edhe disa skuadra nga Serie A.


Për ta kompletuar transferimin e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Fenerbahce do t’i paguajë Rizesporit gjashtë milionë euro, mirëpo në marrëveshjen e arritur, pagesa do të kryhet për katër vitet e ardhshme me nga 1.5 milion euro dhe katër lojtar për çdo sezon.

Kjo nuk është e tëra. Klubi nga Prizreni, Liria, do të përfitojë 300 mijë euro nga kjo marrëveshje në mes të dyja klubeve turke.

Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahces
Lexo po ashtu Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahces

Në rregulloren e FIFA-s thuhet se skuadra që e ka pasur lojtarin në akademia shpërblehet me 5 për qind të shumës së transferimit, e që i bije rreth 300 mijë euro.

Klubi prizrenas do t’i gëzohet këtij lajmi, por edhe që ka arritur të nxjerr nga akademia e tyre një lojtar të talentuar si Muriqi, e që e kishte në pronësi deri në vitin 2013, për të kaluar më pas te Teuta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori