LAJMI I FUNDIT:

Sulm në Ferizaj, arrestohet një person

Sulm në Ferizaj, arrestohet një person

Një person është arrestuar, pasi me veturën e tij e kishte goditur një person tjetër dhe pas goditjes i dyshuari me të njëjtën veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:00, në Ferizaj.


Sipas raportit të policisë, si pasojë e goditjes, viktima ka  pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është  sekuestruar përkohësisht. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/