LAJMI I FUNDIT:

Taravari-Peter Vanhoutte: Rruga evropiane e RMV-së do të jetë në duar të sigurta

Taravari-Peter Vanhoutte: Rruga evropiane e RMV-së do të jetë në duar të sigurta

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me emisarin evropian, Peter Vanhoutte.

“Sot patëm një takim të mirë e rezultativ me emisarin evropian Van Hojten. Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!”, shkruan Taravari.


Kujtojmë se diplomati Peter Vanhoutte ka mandat nga Bashkimi Evropian si mediator për ndryshimet kushtetuese.