Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias së Maqedonisë (SPGPM) vëren me shqetësim se po shfaqet një praktikë në të cilën Qeveria refuzon sistematikisht t'u përgjigjet pyetjeve gazetareske dhe kufizon qasjen në informacionin me interes publik. E njëjta gjë u përsërit në ngjarjen e djeshme ku PR i qeverisë iu përgjigj në mënyrë selektive pyetjeve gazetareske.

"Detyrimi i Qeverisë është të komunikojë në mënyrë transparente me publikun. Heshtja nuk duhet të jetë politikë dhe pyetjet gazetareske nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Në këtë mënyrë, gazetarët nuk mund të marrin verifikim të informacionit që kërkojnë dhe konferencat për shtyp nuk duhet të shndërrohen në monologje pa hapësirë për pyetje.


SPGPM kujton se shërbimi i PR i Qeverisë ka një detyrim të qartë për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje gazetareske, pa të drejtën për të interpretuar nëse pyetja "meriton" një përgjigje apo jo. Vendimi se cilat pyetje janë relevante nuk është në kompetencën e shërbimeve të komunikimit të qeverisë, është në kompetencën e gazetarëve, medias dhe publikut. Kjo praktikë nuk duhet të vazhdojë.

SPGPM gjithashtu kërkon që zyrtarët qeveritarë përgjegjës për marrëdhëniet me median të komunikojnë me gazetarët me respekt dhe profesionalizëm", thuhet në reagimin e SPGPM-së./Telegrafi/