Kontrollet ndaj mjeteve të rënda po vazhdojnë, MIT: Për një javë janë shqiptuar gjoba në vlerë rreth 15 mijë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë kontrollet ndaj mjeteve të rënda në të gjithë vendin, ku për shkak të nxehtësitë dhe temperaturave të larta nuk lejohet qarkullimi në autoudhë i automjeteve mbi 20 tonë.
MIT njofton se gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.
“Në 30 raste janë evidentuar tejkalime të peshës së lejuar, prej të cilave 11 nga persona fizikë dhe 19 nga persona juridikë, dhe për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14,910 euro”, thuhet nënjoftim.
MIT thekson më tej se kntrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, sepse tejkalimi i peshës së lejuar dëmton rrugët, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe shkakton kosto shtesë për shtetin.
“U bëj thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore. Mbrojtja e investimeve publike dhe siguria në rrugë janë përgjegjësi e përbashkët”, thuhet tutje. /Telegrafi/





































