LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova palë serioze në zbatimin e zotimeve të Procesit të Berlinit

Haradinaj: Kosova palë serioze në zbatimin e zotimeve të Procesit të Berlinit

Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Poznan të Polonisë.

Në sesionin plenar, ku është diskutuar për rritjen ekonomike, reformat e nevojshme që nxisin sipërmarrjen, inovacionin dhe konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, ka mbajtur fjalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri ka konfirmuar pozicionin e Kosovës dhe angazhimin në proceset rajonale, duke thënë se Kosova është zotuar për procesin e Berlinit dhe është angazhuar për të arriturat e këtij procesi në vazhdimësi.


Poashtu, Haradinaj tha se edhe zotimet që dalin nga Samiti i Poznanit, Kosova si palë serioze i merr me përgjegjësi të plotë për zbatimin e tyre.

Duke folur rreth procesit të finalizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Haradinaj tha se ka dallime të mëdha ndërmjet dy vendeve që munden dhe duhet të zgjidhen. “Unë dua të shoh rritje të tregtisë, pa barriera, midis dy vendeve tona. Por kjo nuk është një çështje e thjeshtë – ekziston një kontekst më i gjerë politik ku duhet të merren vendime të guximshme. Është e domosdoshme Marrëveshja Kornizë e Përbashkët mbi Dialogun mbi Njohjen e Ndërsjellë në kufijtë ekzistues midis dy shteteve tona”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke e vlerësuar se kjo është rruga e vetme përpara dhe Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e këtij qëllimi.

Në këtë sesion të pranishëm ishin Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, kryeministra dhe ministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, përfaqësues të shteteve, organizatave si dhe përfaqësues të BERZH, OECD, RYCO.

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori