LAJMI I FUNDIT:

Ajaxi i mërzitur me sjelljen e Juventusit, Barcelona gati të hidhet përsëri në sulm për De Ligt

Ajaxi i mërzitur me sjelljen e Juventusit, Barcelona gati të hidhet përsëri në sulm për De Ligt

Barcelona thuhet se është gati të hidhet përsëri për transferimin e Matthijs de Ligt pasi pretendohet se Ajaxi është ‘i mërzitur’ me Juventusin lidhur me sjelljen e tyre.

De Ligt ka kohë që ka pranuar kushtet personale me Juventusin, por Ajaxi ende duhet të marrë një ofertë të kënaqshme nga Juve.

Tani, gazeta spanjolle Sport beson se bardhezinjtë janë ‘të shqetësuar’ se Barcelona mund të bëjë një përpjekje të fundit për të nënshkruar me 19-vjeçarin.


Gazeta sugjeron se kampionët holandez janë duke luajtur lojë të vështirë me Bianconerët pasi ata negociuan me agjentin Mino Raiola së pari.

Për më tepër, Ajaxi tashmë do të kishte dy oferta më të mira në tavolinë nga katalunasit dhe Paris Saint-Germain.

Ndryshe nga ajo që raportoi Tuttosport të enjten, gazeta Sport shkruan se mbrojtësi ka një çmim prej 75 milionë eurosh.

Tani mbetet për t’u parë se sa është serioz Juventusi për të negociuar çmimin për transferimin e De Ligt para se klubi i tij të rihapë bisedimet me Barçën dhe PSG-në. /Telegrafi/