LAJMI I FUNDIT:

Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann në Barcelonë: Sulmi më i mirë ndonjëherë? Tri formacionet që Valverde mund t’i përdorë  

Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann në Barcelonë: Sulmi më i mirë ndonjëherë? Tri formacionet që Valverde mund t’i përdorë  

Barcelona ka ende një rrugë e gjatë për të përshkuar, por transferimet e Neymarit dhe Antoine Griezmann këtë verë janë një dëshirë e madhe për tifozët katalunas.

Transferimi i Griezmannit do të jetë i drejtpërdrejtë pasi që klauzola e lirimit të tij të bjerë në 120 milionë euro më 1 korrik, ndërsa një lëvizje për Neymarin është e mundshme nëse Barcelona arrin një marrëveshje me Paris Saint-Germain.


Neymar e do kthimin në Camp Nou, i gatshëm t'iu kërkojë falje publike tifozëve të Barcelonës për largimin te PSG
Lexo po ashtu Neymar e do kthimin në Camp Nou, i gatshëm t'iu kërkojë falje publike tifozëve të Barcelonës për largimin te PSG

Nëse këta dy superyje vijnë në Camp Nou, Ernesto Valverde do të kishte një sulm të përbërë nga Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar dhe Griezmann në dispozicion të tij.

Por, si mund të formohet sulmi blaugran? Gazeta spanjolle Marca ka dhënë tri opsione rreshtimi, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

Opsioni 1: Një sistem që do të shihte të katër lojtarët në sulm do të ishte 4-2-4 me Neymarin dhe Griezmann që veprojnë nga krahët. Messi dhe Suarez do të formonin një partneritet përpara.

Opsioni 2: Nëse Valverde nuk dëshiron të luajë me Messin dhe Suarezin si sulmues, argjentinasi mund të luaj më i tërhequr, në pozitën e numrit 10.

Opsioni 3: Nëse Valverde dëshiron një lojtar shtesë në mesfushë, ai mund të bjerë një nga katër në tre sulmues, ku në këtë rast Suarez do të ishte rezervistë në formacion 4-3-3. Messi do të luante si një nëntësh i rremë, ndërsa Neymar dhe Griezmann do ta ndihmonin nga krahët.

Rënia në hierarki

Katërshja Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann do të thotë se disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Valverde do të humbasin në një vend titullari.

Arthur Melo dhe Ivan Rakitic do të binin në hierarki pasi favorit do të ishin Sergio Busquets dhe Frenkie de Jong në një mesfushë me dy, ndërsa Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele do të kishin thuajse zero mundësi.

Ka mundësi të fortë që Coutinho ose Dembele, ose të dy, do të shiten për të kompensuar arritjet e Neymar dhe Griezmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori