LAJMI I FUNDIT:

Përfundon intervistimi i Blerim Devollit për Telekomin

Përfundon intervistimi i Blerim Devollit për Telekomin

Ka përfunduar intervistimi i pronarit të kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli lidhur me Telekomin e Kosovës.

Intervistimi i tij është bërë nga deputetët të cilët janë anëtarë të Komisionit Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.


Në kuadër të intevistimit si dëshmitar në Komisionin parlamentar për PTK dhe Vala, anëtarja e Komisionit Albulena Haxhiu e ka pyetur Blerim Devollin se çfarë lidhjes ka me presidentin Hashim Thaçi.

Sipas Devollit asnjë raport nuk ka pasur dhe nuk ka me Hashim Thaçi.

“Kurrfarë lidhje nuk kam me Hashim Thaçin, asnjëherë nuk kam diskutuar për kontratën me PTK”, tha Devolli.

Kurse deputeti Bekim Haxhiu e ka pyetur Devollin për raportet e ndryshme me deputetët e Kuvendit të Kosovës, por Devolli mohoi që të ketë ndonjë bashkëpunim me ndonjë deputet.

Intervistohet Blerim Devolli lidhur me Telekomin
Lexo po ashtu Intervistohet Blerim Devolli lidhur me Telekomin

“Përdorimi i trafikut është 35 përqind në raport me Valën, raportet financiare nuk përputhen me raportet të cilat i keni dërguar PTK. Pra, e keni mashtruar PTK-në apo ATK-në”, pyeti Haxhiu Devollin.

Devolli i është përgjigjur se nuk ka mashtruar asnjërën prej tyre.

Deputeti Milaim Zeka duke kërkuar sqarime nga Blerim Devolli, tha se asnjë krim s’e ka bërë Devolli, ngaqë sipas tij, çdokush do ta bënte këtë marrëveshje si biznesmen.

Pyetje për Devollin ka parashtruar edhe deputeti Milaim Zeka, sa i përket marrëveshjes me Telekomin për të mos i bërë konkurrencë Valës me çmime, Devolli theksoi se kjo nuk ka ndodhur me marrëveshje.

Deputeti Liburn Aliu, ka pyetur Devollin se kush kanë qenë zyrtarë të Telekomit që kanë nënshkruar kontratën?

“Si arritët me i bindur ata zyrtarë me nënshkruar, ngaqë marzha ka qenë 73 përqind dhe çka ka përfituar PTK nga kjo kontratë”, pyeti Aliu.

Blerim Devolli tha se ka harruar kush kanë qenë, sepse është kohë e gjatë, dhjetë vjet gati. Ai tha se PTK ka marrë vetëm ndarje, 22 milionë euro.

“Totali është 43 milionë euro që i ka përfituar PTK nga ne”, tha Devolli. /KP/Telegrafi/