Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka lansuar fushatën për siguri dhe shëndet në vend të punës “Vendet të shëndetshme të punës – Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”. Me këtë rast, u tha se përkundër progresit ka mangësi të mëdha në sigurinë e vendeve të punës në Kosovë.
Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, u shpreh se siguria në punë është parim fundamental dhe themelor në Bashkim Evropian.
Në lidhje me sigurinë e punës në Kosovë, ai tha se gjërat nuk po shkojnë aq mirë dhe për këtë në raportin e progresit ka pasur kritika të mëdha. Për këtë arsye sipas tij, institucionet në Kosovë duhet të jenë me aktive që rregullat dhe ligjet të zbatohen.
“Roli i institucioneve është që rregullat të vihen në fuqi në mënyrë që të zbatohen. Kur flasim për sigurinë në punë, në vendpunishte kur bëhet punimi, ndërtimi i skeleve, ashtu dhe në fabrika të ndryshme ka mjete që mund të jenë të rrezikshme. Inspektorët duhet t’i përcjellin gjitha masat në vende të punës dhe ai duhet të verifikojë të gjitha ato që janë për vlerësim të sigurisë”, tha ai.
Pjesë e këtij lansimi ishte dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili tha se ka progres në aspektin e sigurisë në punë.
Ai mes tjerash tregoi dhe reformat që ka ndërmarrë si ministër për të avancuar tutje sigurinë në punë. Ndërsa, njoftoi se brenda dy jave kanë suspenduar rreth 100 vendpunishte të ndërtimtarisë për shkak të mungesës dhe kushteve të sigurisë në punë.
“Situata e sigurisë në vendin e punës në Kosovë ka progres, mirëpo akoma nuk kemi arritur nivelin e duhur. Ne i gëzohemi kësaj fushate”, tha ministri Reçica.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci deklaroi për aktivitetet e tyre që janë duke ndërmarrë për të zbatuar legjislacionin dhe sigurinë në punë.
“Fokus dhe target e kemi sigurinë në punë dhe kryesisht ndërtimtarinë. Këtë vit e kemi vetëm një vdekje për dallim nga viti i kaluar. Ne jemi duke ndërmarrë dhe shumë aktivitete tjera që kryesisht janë vetëdijësuese”, tha ai.
Kurse, udhëheqësja e projektit, Liene Maurite, tha se ky projekt ka për qëllim që të promovojnë parandalimin e substancave të rrezikshme në vendin e punës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker