LAJMI I FUNDIT:

Rivendoset fotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë, propozohet t’i ndryshohet emri objektit (Video)

Rivendoset fotografia e Adem Jasharit te Pallati i Rinisë, propozohet t’i ndryshohet emri objektit (Video)

Pas raportimit të RTV Dukagjinit, fotografia e Adem Jasharit e cila ndodhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të rivendoset e re.

Ramadan Selimi, kryetar i Federatës së  Boksit tha se menjëherë pas kritikës,  morën iniciativën për rivendosjen e saj.


“Së pari dua t’ju përshëndes juve dhe të ju falënderoj që  para dy ditëve na keni dhënë një  kritikë për mirëmbajtjen e fotografisë së Adem Jasharit dhe ne menjëherë pa hezitim morëm iniciativën ta rivendosim fotografinë e Adem Jasharit”, tha për RTV Dukagjinin, Ramadan Selimi, përcjell Telegrafi.

Selimi shtoi se janë duke ndërmarrë një iniciativë  në  lidhje më  emërimin e kompleksit të pallatit të rinisë.

“Ne si Federatë e Boksit që sot kemi marrë një iniciativë  për emërimin e këtij kompleksi që të quhet Pallati i Rinisë – Adem Jashari. Që  nga sot ne ju bëjmë  thirrje te gjitha institucioneve tona dhe federatave e sportistëve që të na përkrahin”, shtoi më tej Ramadan Selimi.

Fondet për vendosjen e fotografisë së re të heroit Adem Jashari, i ka siguruar vetë Federata e Boksit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori