LAJMI I FUNDIT:

Policia me plan operativ për parkimet ilegale në rrugë dhe trotuare

Policia me plan operativ për parkimet ilegale në rrugë dhe trotuare
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Ferizaj, ka bërë të ditur se do të fillojnë së implementuari planin operativ ‘Qarkullimi i lirë i automjeteve dhe këmbësorëve’.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme , do të realizojnë edhe planin operativ ,,Qarkullimi i lirë i automjeteve dhe këmbësorëve”, i cili plan do të implementohet në komunat Ferizaj,Kaçanik,Shtime,Shtërpc dhe Hani i Elezit, transmeton Telegrafi.


Ky plan operativ do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.

Plani operativ do të zhvillohet në tri faza, ku në fazën e parë parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë plan,kurse prej datës 15.06.2019 do të fillojë implementimi i të njëjtit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik.

Policia apelon tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner i jonë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori