LAJMI I FUNDIT:

Mbappe lë pas vetes Messin e Ronaldon: Askush si francezi, thyen një rekord

Mbappe lë pas vetes Messin e Ronaldon: Askush si francezi, thyen një rekord

Kylian Mbappe është i fundit në një seri lojtarësh të cilët u shpallën “Peleomi i ri”. Por, francezi ka predispozicion që të merr vërtet fronin e më të madhit të të gjitha kohërave.

Sulmuesi këtë e dëshmoi në ndeshjen e fundit të Francës kundër Andorrës. Kampionët e botës fituan lehtësisht (4: 0) me një rival të padenjë në kualifikimet për Euro 2020 dhe lojtari arriti një rekord të ri.


Ai në minutën e 11 të takimit realizoi golin e 100 si futbollist profesionist dhe me këtë ka lënë pas vetes Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Me vetëm 20 vjet e 173 ditë, ai shënoi golin njëqind në karrierën profesionale prej futbollisti.

Messi këtë gjë e bëri pothuajse dy vjet më vonë, gjegjësisht në kohën kur kishte 22 vjet e 97 ditë ndërsa Ronaldo arriti këtë shifër magjike të golave me 22 vjet e 356 ditë.

Ndryshe, 100 gola francezi i ka shënuar për skuadra të ndryshme duke përfshirë 27 për Monacon, 60 për PSG-n si në 13 për kombëtaren e Francës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori