LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e lënduar të Kosovës me mesazh motivues për bashkëlojtarët para takimit me Bullgarinë: Besojmë në ju, luani siç dini dhe fitoni tri pikët

Futbollistët e lënduar të Kosovës me mesazh motivues për bashkëlojtarët para takimit me Bullgarinë: Besojmë në ju, luani siç dini dhe fitoni tri pikët

Kosova në grumbullimin e muajit qershor ka qenë e hendikepuar pa lojtarët e saj kryesorë si Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Valon Berisha.

Sikur mos të mjaftonin tre kapitenët e lënduar, në takim me Malin e Zi u lëndua edhe njëri nga futbollistët më të mirë Arbër Zeneli që do të mbetet jashtë fushave për rreth nëntë muaj.


Kësisoj Kosova në takim me Bullgarinë do të jetë pa katër futbollistët titullar, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha si dhe Arbër Zeneli.

Telegrafi ka kontaktuar dy mesfushorët fantastik të Kosovës, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën që i kanë dërguar mesazhe bashkëlojtarëve para këtij takimi tejet të rëndësishëm.

Mesfushori i Zurichut, Kryeziu që pësoi një lëndim të rëndë dhe do të mbetet për rreth tetë muaj jashtë fushave, ka thënë se beson verbërisht tek shokët e tij të skuadrës dhe në fitoren.

“Unë besoj verbërisht në bashkëkombësit e mi, e di që kanë cilësi dhe mund t’ia dalin të bëjnë një lojë të mirë dhe t’i marrin tri pikët. Le të luajnë siç dinë dhe le t’i bëjnë të lumtur gjithë shqiptarët me një fitore”, u shpreh Kryeziu.

Telegrafi ka kontaktuar edhe mesfushorin tjetër të Kosovës, Herolind Shalën që kishte pësuar një lëndim dy javë më parë.

Ashtu si Kryeziu edhe Shala u ka dërguar një mesazh mbështetës bashkëlojtarëve të tij te Kosova, duke thënë se beson në cilësitë e tyre dhe se do t’i marrin tri pikët.

“Keq që ka shumë mungesa, pasi përveç meje mungon edhe Hekurani, Valoni e Arbëri, por aty janë futbollistët tjerë që janë të gatshëm të japin maksimumin për këtë fanellë”.

“Besoj shumë tek lojtarët që janë të grumbulluar për këtë takim se do të marrin fitoren. Mesazhi im për ta është që të futën në fushë si ujqër për të treguar se nga vijnë dhe për ta marrë fitoren e parë që ta bëjnë të lumtur një popull të tërë që ka sytë nga Përfaqësuesja”.

“Forca vëllezër, merrni fitoren e parë, për ne të lënduarit dhe për gjithë popullin tonë”, u shpreh Shala për Telegrafin.

Kujtojmë që Shala është njëri nga kapitenët te Përfaqësuesja e Kosovës, pasi kishte mbajtur shiritin në ndeshjen ndaj Danimarkës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori