Femrat të cilat janë duke kaluar në fazën e menopauzës janë më të rrezikuara nga shtimi i peshës për shkak të reduktimit të niveleve të estrogjenit.
Procesi natyrali plakjes gjithashtu u kërkon femrave që gjatë menopauzës ta përvetësojnë një stil të shëndetshëm të jetesës dhe të performojnë ushtrime aerobike për të humbur peshë më shpejt, transmeton Telegrafi.
Përse humbja e peshës është e vështirë për femrat gjatë menopauzës?
Femrat të cilat nuk kanë cikël menstrual për 12 muaj radhazi veçse e kanë arritur fazën e menopauzës. Gjatë kësaj periudhe, është më sfiduese për femrat të humbin peshë sepse yndyra e tyre trupore rritet dukshëm.
Fillimisht, nivelet e tyre të estrogjenit reduktohen jashtëzakonisht shumë.
Kur kjo të ndodh, ato janë më të prira të shtojnë peshë sepse ky hormon femëror është përgjegjës për karakteristikat fizike, mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave, për rregullimin e ciklit menstrual dhe për nivelet e kolesterolit.
Megjithëse shtimi i peshës nuk është rezultat ekzakt i menopauzës, një artikull i publikuar në “Taylor and Francis Online” ka pohuar se kjo periudhë e rritë yndyrën totale të trupit dhe atë abdominale te femrat gjatë menopauzës.
Në fakt, doktorët e ndërlidhin menopauzën me shtimin e tepërt të peshës, gjë e cila mund të shpie edhe në tip 2 të diabetit dhe në sëmundje të zemrës.
Proceset natyrale të plakjes dhe stili i pashëndetshëm i jetesës gjithashtu e bëjnë të vështirë që nënat të humbin peshën e tepërt.
Siç tregojnë ekspertët, mosha i bën njerëzit më pak aktivë fizikisht dhe metabolizmi i tyre ngadalësohet. Këto shkaktojnë rritje të yndyrës në trup për shkak të reduktimit të masës muskulore.
Gjatë menopauzës, femrat gjithashtu përjetojnë skuqje dhe djersitje gjatë natës, gjëra të cilat ua pengojnë atyre gjumin e mirë. Sipas studimeve, gjumi i dobët apo mungesa e gjumit po ashtu shpijnë në humbje të peshës.
Aktiviteti i rregullt fizik
Një studim i publikuar në “Sexual Health and Menopause Online” ka pohuar se ushtrimet aerobike e promovojnë humbjen e peshës dhe e përmirësojnë shëndetin fizik. Gjithashtu e zvogëlojnë edhe yndyrën trupore pas menopauzës.
Dieta e shëndetshme
Sipas “Medical neps Today”, ndryshimet në dietë patjetër se e promovojnë humbjen e peshës. Dieta duhet të përfshijë përbërës të cilët janë të mbushur me vlera ushqyese, siç janë pemët dhe perimet, proteina dhe drithërat.
Terapitë alternative
Stresi është një ndër faktorët që gjithashtu e shkakton shtimin e peshës.
Terapitë alternative si hipnoza, joga, meditimi dhe tretmanet bimore shpijnë në humbjet ë dukshme të peshës dhe jua zvogëlojnë nivelet e stresit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Ç’është bukuria e brendshme?
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?
Kur fëmija ka dhimbje koke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit