LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Ticinsky: Vetëm një Ballkan i integruar mund të jetë i qëndrueshëm

Pendarovski-Ticinsky: Vetëm një Ballkan i integruar mund të jetë i qëndrueshëm

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Polonisë, Vojçec Ticinsky.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, ata shprehën kënaqësi për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, i cili karakterizohet nga një miqësi e sinqertë, respekt i ndërsjellë dhe besim.


Presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson lartë mbështetjen dhe ndihmën e qartë nga Polonia për marrjen e datës për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, duke theksuar se vetëm një rajon i integruar mund të jetë i qëndrueshëm dhe i begatë. Të dy bashkëbiseduesit konkluduan se në të ardhmen duhet t’i kushtohet vëmendje nxitjes së marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ambasadori Ticinsky përgëzoi Presidentin Pendarovski me rastin e marrjes së detyrës dhe i uroi atij sukses në kryerjen e detyrave të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori