LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët sulmojnë gruan, e cila dyshohej se po vidhte fëmijët në Kosovë (Video)

Qytetarët sulmojnë gruan, e cila dyshohej se po vidhte fëmijët në Kosovë (Video)
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një grua e cila u bë e njohur në rrjetet sociale nga qytetarët, si një “rrëmbyese e fëmijëve”.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar video, ku shihet kjo grua në qytetin e Lipjanit duke u shoqëruar nga Policia, e cila e fut në veturë.

Ndërsa qytetarët e kanë sulmuar dhe ajo është rrëzuar. Po ashtu qytetarët i brohorasin dhe inçizojnë derisa ajo hyn në veturën e Policisë.


Ndryshe rreth këtij rasti ka folur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila edhe hodhi poshtë pretendimet e qytetarëve se ajo po vidhte fëmijët.

Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren
Lexo po ashtu Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren

“Me datë 23.05.2019 rreth orës 19:25, patrulla e stacionit policor në Malishevë ka bërë identifikimin e personit të quajtur Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë. E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur në gjuhët zyrtare të shtetit të Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën gjermane”, ka thënë Podrimaj.

Sipas verifikimeve në bazën e të dhënave të policisë, Podrimaj theksoi se është kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj.

“Mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat që e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll. Lidhur me këtë çështje është kontaktuar stacioni policor Podujevë. Sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor. Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal, është lënë e lirë. Me datë 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rinj (nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,’Runu ejjj rrezik nëpër shtëpia’”, ka sqaruar Podrimaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori