LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Policia ndalon gruan e cila dyshohej se po vidhte fëmijët në Kosovë (Video)

Momenti kur Policia ndalon gruan e cila dyshohej se po vidhte fëmijët në Kosovë (Video)
Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një grua e cila u bë e njohur në rrjetet sociale nga qytetarët, si një “rrëmbyese e fëmijëve”.

Sipas komenteve të shpërndara nga qytetarët, ajo po i vidhte fëmijët në rajone të ndryshme të Kosovës.


Rreth këtij rasti ka folur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila edhe hodhi poshtë pretendimet e qytetarëve se ajo po vidhte fëmijët.

“Me datë 23.05.2019 rreth orës 19:25, patrulla e stacionit policor në Malishevë ka bërë identifikimin e personit të quajtur Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë.

Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren
Lexo po ashtu Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren

E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur në gjuhët zyrtare të shtetit të Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën gjermane”, ka thënë Podrimaj.

Sipas verifikimeve në bazën e të dhënave të policisë, Podrimaj theksoi se është kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj.

“Mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat që e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll. Lidhur me këtë çështje është kontaktuar stacioni policor Podujevë. Sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor. Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal, është lënë e lirë. Me datë 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rinj (nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,’Runu ejjj rrezik nëpër shtëpia’”, ka sqaruar Podrimaj. /Telegrafi/

Më poshtë mund të shihni momentin e ndalimit:

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori