LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Garave e ka hedhur poshtë pretendimin e Trepçës ’89 që klubi i Dritës të dënohet me heqje pikësh

Komisioni i  Garave e ka hedhur poshtë pretendimin e Trepçës ’89 që klubi i Dritës të dënohet me heqje pikësh

Komisioni i  Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti e Abdyl Bellopoja me rastin e rishqyrtimit të ankesës së KF “Trepça’89”, të kthyer nga Komisioni për Ankesa – Shkalla e dytë, lidhur me ndeshjen e javës së 32-të të IPKO Superligës ndërmjet Drita–Flamurtari, konformë nenit 60 të Propozicionit të Garave nxori këtë:

V E N D I M


Refuzohet ankesa e KF “Trepça ‘89” si e paafatshme dhe ndeshja e javës së 32-të e IPKo Superligës së Kosovës ndërmjet KF “Drita” – KF “Flamurtari”, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1-2 në favor të KF “Flamurtari”

ARSYETIM

Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur më datë 28.05.2019 konstatoi se përmes një shkrese shumë konfuze – të paqartë nga Komisioni për Ankesa – Shkalla e dytë se vendimi i KG-së kthehet në ri-shqyrtim.

Për Komisionin e Garave kjo është vetëm një shkresë e jo vendim, sepse vendimi nga aspekti formal juridik duhet t’i përmbajë elementet esenciale për të qenë një vendim i vlefshëm. Në rastin konkret i mungon neni i kompetencës për shqyrtim dhe vendim-marrje nga Komisioni për ankesa – Shkalla e dytë, i mungon dispozitivi (Petitum-Rei) si dhe i mungon arsyetimi se në cilën bazë është bërë shkelja nga Komisioni i Garave dhe shkaqet që duhet t’i ndërmarrë me rastin e kthimit në rishqyrtim të ankesës.

Komisioni i Garave duke vepruar sipas kompetencave që i ka, ka shqyrtuar dhe shtjelluar  tërë materialin – shkresat dhe konstatoi:

Se ankesa e KF “Trepça ‘89” është e paafatshme dhe nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 71 paragrafi 2 të Rregullores së Garave.

Neni 71 paragrafi 2 i Rregullores së Garave shprehimisht thotë:

Ku xhirot zhvillohen të dielën dhe të mërkurën atëherë kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi i saj duhet të bëhet brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar. Nëse afati për ushtrimin e ankesës skadon në ditën e diele ose në ditën e festave shtetërore, afati për ushtrimin e ankesës  vazhdon edhe ditën e parë të ardhshme të punës.

Në rastin konkret ndeshja është zhvilluar ditën e mërkurë më datë 15.05.2019, derisa ankesa është ushtruar më 16.05.2019, kurse taksimi-pagesa është bërë më 17.05.2019. Nga kjo rezulton se ankesa është e paafatshme sepse KF “Trepça ‘89” si palë ankimore ka pasur detyrim që pagesën ta bëjë me datë 16.05.2019 por të njëjtën nuk e ka paguar me kohe – është vonuare për një ditë.

Është rregull-normë standarde juridike aty ku humbet afati nuk të fitohet as një e drejtë dhe çdo veprim që e ndërmerr institucioni kompetent është i pavlefshëm , akt nul -0.

“Quod nulum est nulum producti  efectum” – Çka do të thotë se çdo gjë që  në zanafillë është nul produkti – efekti është nul -0.

Pasi që kemi të bëjmë me ankesë të paafatshme  KG konform nenit 72 paragrafi 2 të Rregullores së Garave e refuzon ankesën e KF “Trepça ‘89” si të paafatshme.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori