LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid gati ta shes Oblakin, gjiganti anglez tenton transferimin e tij

Atletico Madrid gati ta shes Oblakin, gjiganti anglez tenton transferimin e tij

Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid pas 10 viteve qëndrim në Wanda Metropolitano.

Portieri slloven është i etur për një aventurë të re dhe drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm ta shesin atë gjatë afatit kalimtar të verës.


Sipas raporteve nga AS, Atlético Madrid është i gatshëm të shesë Jan Oblak, duke hapur derën për Chelsea për ta blerë atë.

Atletico Madridi i gatshëm ta shesë, plani i Man United për transferimin e Oblak
Lexo po ashtu Atletico Madridi i gatshëm ta shesë, plani i Man United për transferimin e Oblak

Edhe pse skuadra spanjolle kërkon opsione më të reja, blutë kanë nevojë për një portier që mund të bëjë diferencën menjëherë.

Oblak, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në botë, mund të jetë zgjidhja që i duhet Chelsea pas vështirësive me Robert Sanchez këtë sezon. Pavarësisht se është 31 vjeç, portieri veteran ka ende shumë për të ofruar dhe mund të jetë një ndikim pozitiv në zhvillimin e lojtarëve të rinj si Djordje Petrovic.

Zbulohet lista e portierëve më të vlefshëm në botë, mungojnë emra të mëdhenj
Lexo po ashtu Zbulohet lista e portierëve më të vlefshëm në botë, mungojnë emra të mëdhenj

Megjithatë londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë të nënshkruajnë me sllovenin, pasi ai vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga Atletico Madrid.

Duke marrë parasysh kontratën aktuale deri në vitin 2028 me klubin madrilen, Oblak mund t’i bashkohet Chelseat vetëm nëse londinezët do të paguanin mbi 50 milionë euro për shërbimet e 31-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori