LAJMI I FUNDIT:

Përpjekjet për të ruajtur aramaishten, gjuhën me të cilën foli Krishti

Përpjekjet për të ruajtur aramaishten, gjuhën me të cilën foli Krishti

Në Maaloula të Sirisë, një prej vendbanimeve më të vjetra të krishtera të globit, vendasit druhen se aramaishtja e lashtë, gjuhë e Jezu Krishtit, mund të mos mbijetojë dot, sepse ajo ka nisur tashmë të zhduket ngadalë nga përdorimi i përditshëm.

Qyteza ku ende përdoret aramaishtja – gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
Lexo po ashtu Qyteza ku ende përdoret aramaishtja – gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)

Një nga personat e fundit në këtë fshat të specializuar në gjuhën e hershme është 62-vjeçari George Zaarour.

Dikur aramaishtja përdorej gjerësisht në Maaloula, e kjo është edhe arsyeja që ekzistoi për dymijë vjet, por sot janë të paktë ata që dinë ta flasin.


“Gjuha aramaike është vërtet në rrezik. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, ajo mund të zhduket brenda pesë apo dhjetë vitesh”, tha George Zaarour.

Zaarour mbledh libra dhe enciklopedi në gjuhën aramaike në dyqanin e tij të vogël, ku shet ikona, kryqe, e madje edhe produkte të bëra në shtëpi. Ai i kalon ditët e tij duke studiuar dhe përkthyer këtë gjuhë të lashtë semite, e cila ka qenë mjaft e përhapur në Lindjen e Mesme në fillimin e epokës së krishterë, ndërsa origjina i daton që në shekullin e dhjetë para erës sonë.

Sot, 80 për qind e banorëve të Maaloulas nuk flasin më këtë gjuhë, ndërsa ata që bëjnë pjesë te 20 përqindëshi i mbetur janë mbi 60 vjeç. /Top Channel/