LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Askush nuk do të shpëtojë nga dora e ligjit, serbët të vetë-përmbahen

Veseli: Askush nuk do të shpëtojë nga dora e ligjit, serbët të vetë-përmbahen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për aksionin e sotëm të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës dhe komuna të tjera.

Veseli ka shkruar se askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës

Çdo gjë që ndodhi në aksionin e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Çdo gjë që ndodhi në aksionin e Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës (Foto/Video)

“Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik”, ka shkruar Veseli.


Postimi i plotë:

Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar. Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori