LAJMI I FUNDIT:

Reali do të tentojë ta transferojë Van Dijkun nëse largohet Ramosi

Reali do të tentojë ta transferojë Van Dijkun nëse largohet Ramosi

Real Madridi duket se në verë do t’i ndajë rrugët me Sergio Ramosin, pasi raportet e këtij të fundit me Florentino Perezin nuk qëndrojnë aspak mirë.

Mbrojtësi spanjoll ishte zënë verbalisht me presidentin e skuadrës madrilene pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Ajaxit, andaj po e kërkon largimin.


Ramos i ka treguar Perezit se dëshiron të largohet - klubet e njohura në radhë për të, por klauzola e spanjollit është e frikshme
Lexo po ashtu Ramos i ka treguar Perezit se dëshiron të largohet - klubet e njohura në radhë për të, por klauzola e spanjollit është e frikshme

Reali është duke refuzuar që ta largojë Sergio Ramosin nga skuadra, duke ditur për rëndësinë që ka për ekipin, por dëshira e tij është që në verë të ndryshojë ambient.

Sergio Ramos dhe Florentino Perez (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Marca raporton se nëse mbrojtësi spanjoll largohet nga madrilenët, atëherë këta të fundit do të tentojnë ta transferojnë Virgil van Dijkun nga Liverpooli.

Mbrojtësi holandez ka treguar formë të lartë në sezonin që lamë pas në Ligën Premier duke u shpallur edhe si lojtari i vitit, ndërsa ka qenë vendimtar edhe në kualifikimin e ‘The Reds’ në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ramosi nga ana tjetër ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, në mesin e tyre ndodhet edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori