LAJMI I FUNDIT:

Fituesit e Kupës së Kosovës që nga pavarësimi i futbollit – Prinë Prishtina, Feronikeli barazon Besën e Pejës dhe Lirinë  

Fituesit e Kupës së Kosovës që nga pavarësimi i futbollit – Prinë Prishtina, Feronikeli barazon Besën e Pejës dhe Lirinë  

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina, është skuadra që ka fituar më shumë trofe të Kupës së Kosovës, pasi pesë herë e kanë ngritur atë që nga pavarësimi i futbollit, ku katër erdhën nga paslufta.

Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë sa i përket fitimit të Kupës me pesë trofe në sirtar.


Prishtina është klubi që ka fituar më shumë Kupën e Kosovës

Pas tyre deri më tani ishte Besa e Pejës, që kishte tre trofe të Kupës, por nga e premtja pejanët janë barazuar nga Feronikeli i Drenasit.

Feronikeli ka shtatë sezone në Superligën e Kosovës, por dje fitoi kupën e tretë të Kosovës në histori, pasi në finale mposhti Trepçën ’89 me rezultat 5-1.

Feronikeli tani ka tri Kupa, po aq sa Besa dhe Liria

Nga paslufta, dy herë ka triumfuar Liria e Prizrenit në Kupën e Kosovës, e cila e ka edhe një para-lufte, ndërsa skuadrat tjera e kanë vetëm nga një të tillë.

Nga një titull kupe e kanë Gjilani, i cili e ka fituar në sezonin e parë të pasluftës, ndërsa pas tyre vijnë Drita, Besiana, KEK-u, Kosova e Prishtinës, Vëllaznimi, Hysi dhe Trepça ’89.

Gjilani fitoi Kupën e parë paslufte

Ndërsa, pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ish-Jugosllavia trofeun e kanë fituar nga një herë edhe Prishtina, Trepça, dhe Liria, ndërsa Flamurtari e  ka fituar dy herë (1992/93 dhe 1995/96).

Fituesit e Kupës nga pavarësimi i futbollit: 

1991–92 Trepça

1992–93 Flamurtari

1993–94 Prishtina

1994–95 Liria

1995–96 Flamurtari

1996–97 2 Korriku – Drita, finalja nuk u zhvillua

1997–98 Nuk u zhvillua

1998–99 Nuk u zhvillua

1999/2000 – Gjilani

2000/2001- Drita

2001/2002- Besiana

2002/2003- KEK-u

2003/2004-Kosova e Prishtinë

2004/2005 – Besa e Pejë

2005/2006 – Prishtina

2006/2007 – Liria

2007/2008 – Vëllaznimi

2008/2009 – Hysi

2009/2010 – Liria

2010/2011 – Besa Pejë

2011/2012 – Trepça ’89

2012/2013 – Prishtina

2013/2014 – Feronikeli

2014/2015 – Feronikeli

2015/2016 – Prishtina

2016/2017 – Besa Pejë

2017/2018 – Prishtina

2018/2019 – Feronikeli

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori