LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un ua cakton sasinë e ushqimit qytetarëve që mund ta hanë në ditë, bëhet fjalë për 300 gramë – thatësia cilësohet shkaktari kryesor (Video)

Kim Jong-un ua cakton sasinë e ushqimit qytetarëve që mund ta hanë në ditë, bëhet fjalë për 300 gramë – thatësia cilësohet shkaktari kryesor (Video)

Koreja e Veriut ka njoftuar se është goditur nga thatësia më e madhe në 100 vitet e fundit, ku prej muajit janar e deri më tani ka rënë vetëm 56,3 milimetra shi, që cilësohet si niveli më i ulët që nga viti 1917.

Meteorologët kanë njoftuar se thatësira ka lënë gjurmë të mëdha, ku patatja, fasulja misri e shumë produkte tjera janë duke munguar, transmeton Telegrafi.


Në këtë raport nuk specifikohet se cila pjesë e Koresë së Veriut është goditur më së shumti nga kjo thatësirë, e sipas meteorologëve parashihet që deri në fund të muajit të bie vetëm dy herë shi, që është e pamjaftueshme.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e Organizatës Botërore të Ushqimit (WFP), kanë porositur se prodhimi i ushqimit ka rënë në Korenë e Veriut në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit.

Kjo organizatë ka analizuar përqindjet e ushqimit nga 29 marsi e deri më 12 prill dhe atë me kërkesë të Koresë së Veriut. Ata kanë pasur qasje në koperativa bujqësore, ferma, kopshte dhe qendrat për shpërndarjen e ushqimit.

E për shkak të thatësirës dhe mungesës së ushqimit, afro 10 milionë njerëz mund të ballafaqohen me urinë nëse nuk marrin ndonjë ndihmë nga organizatat ndërkombëtare. Në disa pjesë të vendit afro 43 për qind e qytetarëve vuajnë nga kequshqyerja, e një nga pesë fëmijët u mungon ushqimi adekuat.

Koreja e Veriut  në krye me liderin e saj Kim Jong-un, tashmë ka zvogëluar sasinë e ushqimi të cilin qytetarët mund ta konsumojnë në ditë – bëhet fjalë për vetëm 300 gramë, që është sasia më e vogël në histori të këtij vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori