LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen Tahir e Nebih Meha në 38 vjetorin e rënies

Përkujtohen Tahir e Nebih Meha në 38 vjetorin e rënies

Është mbajtur akademi përkujtimore për Tahir e Nebih Meha dhe 20-vjetorin e rënies së Malush Ahmetit dhe 31 dëshmorëve, të komunës së Skenderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, tha se po përkujtohen dëshmorët, luftëtarët e etapave të ndryshme të historisë shqiptare, që luftuan me çfarëdo që kishin kundrejt një force shkatërrimtare, sic ishte armiku ynë i përbetuar.

“Në një ditë si kjo, 38 vite më parë, Kulla e Nebih Mehës ishte gjendur e rrethuar nga milicia serbe, që për detyrë kishin arrestimin e të pabindurit Tahir Meha. Ajo që njihej në atë kohë si ‘Dita e Milicisë’, vërtetë doli të jetë e tillë, madje u doli për hundësh aksioni i arrestimit, pasi përreth kullës së rezistencës kishin mbetur të vdekur disa milicë serb. Në përpjekje për ta çarë rrethimin, meqë po iu mbaronte municioni, kishin rënë në altarin e lirisë, babë e djalë, Nebih e Tahir Meha, duke shkruar kështu një faqe të veçantë të heroizmit dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga okupatori jugosllav. Ata ranë në fushën e nderit, dhe askush nga bashkëfshatarët e tyre, madje as burrat e Familjes Jashari, nuk arritën t’u dalin në ndihmë, nga rrethimi i çeliktë me tanke dhe autoblinda të shumta. Por, në ditën e varrimit të Nebih e Tahir Mehës u bë një betim. Shaban Jashari me dy djemtë e tij, Ademi e Hamza, tashmë ishin zotuar se krismat e pushkës nuk do të ndalen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, nga okupatori serb. Dhe unë si një 6 vjeçar asokohe, e kam të freskët në mendje tërë ngjarjen e 13 majit të vitit 1981”, tha ai.


Jashari ka përkujtuar edhe dëshmorët tjerë të UÇK-së ë, Malush ahmetin dhe 31 heronj të tjerë të kombit në 20 vjetorin e rënies.

Nga shoqatat e dala nga lufta ka folur Hysni Gucati, i cili tha se gjaku i dëshmorëve është themeli i Kosovës.

“Këtu e 20 vjet më parë bëhej luftë çlirimtare, luftë e drejtë me të vetmin qëllim për lirinë e kombit. Sakrifica e tyre e nisur nga Nebih e Tahir Meha duhet të na shërbejë si udhërrëfim, gjaku i dëshmorëve të rënë është themeli i Kosovës. Lavdia le të jetë e tyre, kurse puna na mbetet neve”, tha ai.

Në emër të familjarëve ka folur mbesa e Tahir Mehës, Ajete Mala, e cila tha se ndjehet krenare për veprat e dëshmorëve.

“Në çdo përvjetor ndjehemi krenar për veprat që dëshmorët tanë lanë pas, ndjehemi krenar. Duke u përkulur me pietet ndaj veprës së dëshmorëve tanë, neve të rinjve na mbetet të punojmë më shumë për vendin tonë”, tha ajo./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori