LAJMI I FUNDIT:

Drita do të vazhdojë ta respektojë kampionatin, Limani: Do të luajmë fortë edhe ndaj Feronikelit, futemi në fushë për fitore

Drita do të vazhdojë ta respektojë kampionatin, Limani: Do të luajmë fortë edhe ndaj Feronikelit, futemi në fushë për fitore
Foto: Ard Limani/Facebook

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka thënë se ekipi i tij do të luajë për fitore edhe ndaj Feronikelit, ashtu sikurse luajti ndaj Llapit dhe Prishtinës.

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën finale dhe kur kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në përfundim, tri skuadra luftojnë për titullin kampion.


Lideri Feronikeli pret në shtëpi Dritën në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të dhe një fitore ndaj gjilanasve do t’i ofronte edhe më shumë me titullin, pasi është dy pikë larg Prishtinës dhe Llapit që luajnë nesër (e shtunë) mes vete.

IPKO Superliga futet në fazën finale – tri xhirot e fundit me ndeshje të zjarrta
Lexo po ashtu IPKO Superliga futet në fazën finale – tri xhirot e fundit me ndeshje të zjarrta

Sipas kapitenit të Dritës, Limani, ekipi i tij do ta respektoj deri në fund kampionatin dhe do të luajë për fitore edhe ndaj drenicasve.

“Drita do të vazhdojë ta respektoj kampionatin deri në fund, ashtu sikur ka bërë deri më tani. Pra, do të luftojmë edhe kundër Feronikelit dhe gjithkujt tjetër”, ka thënë fillimisht Limani.

“Në ditën e ndeshjeve të kaluara, pak çaste para se të fillonte takimi na është premtuar premi, si ndaj Llapit ashtu edhe ndaj Prishtinës”.

Batatina: Prishtinën e kam mposhtur para dy viteve si vendas, le të merren ata me statistika, unë merrem me lojë - pres që Drita të vazhdojë ta respektojë kampionatin
Lexo po ashtu Batatina: Prishtinën e kam mposhtur para dy viteve si vendas, le të merren ata me statistika, unë merrem me lojë - pres që Drita të vazhdojë ta respektojë kampionatin

“Për ne si futbollistë është e mirëseardhur çdo premi, pasi që është motiv shtesë për të dhënë maksimumin si dhe pozitive për nga ana financiare”.

“Nuk e di nëse do të ketë edhe nesër premia, do të presim që ta kuptojmë, por ne si futbollistë gjithmonë futemi në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë fitore”, përfundoi kapiteni i Dritës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori