LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk sot është më i miri i Ligës Premier – dikur lante gota dhe pjata për tri euro në orë dhe ishte afër vdekjes

Van Dijk sot është më i miri i Ligës Premier – dikur lante gota dhe pjata për tri euro në orë dhe ishte afër vdekjes

Virgil Van Dijk nuk duket njeri që mund të bëjë çfarëdo pune, pasi sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kur Liverpooli e pagoi 75 milionë funte.

Ai së fundmi është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë në Ligën Premier, por 10 vjet më parë, ai ishte pjatalarës dhe fitonte tri euro në orë në një restorant në Breda.

Van Dijk , në atë kohë 17 vjeç, punoi në kuzhinë në katin e dytë të ‘Oncle Jean’, një restorant në një cep të këndshëm të qytetit të tij të lindjes në Holandë.


Mbrojtësi, i lindur nga një nënë nga Surinamet dhe baba holandez, ishte pjesë e Willem II dhe kalonte kohë edhe te Oncle Jean, mes shkollës dhe stërvitjeve.

Një dekadë në vonë Van Dijk , është ‘Lojtari i Vitit’, ndërsa po udhëheq Liverpoolin në luftën e tyre kundër Man Cityt në garën për titullin kampion.

Van Dijk shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli
Lexo po ashtu Van Dijk shpallet 'Lojtari i vitit' në Angli

Ai synon që t’i japë fund ‘agjërimit’ 29-vjeçar të klubit për një trofe të Ligës.

Jacques Lips, pronar i restorantit, tregon se si i tha ta linte futbollin dhe të përqendrohej në një punë.

Pra, kur Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kur u transferua në Anfield nga Southampton në janar të vitit të kaluar, Lips ishte shtangur.

“‘Qëndro këtu, Virgjil i thashë”, tregon Lips për Daily Mirror.

“Ai ishte një punëtor i mirë, pastronte fort dhe e bënte punën e tij siç duhet. Ai ishte gjithmonë këtu në dy netët më të ngarkuara të javës”.

“Ai po stërvitej shumë dhe përpiqej të bëhej profesionist, ishte anëtarësuar në akademinë e fqinjëve, Willem II”.

Pagat e Van Dijk do të shkonin në festat e McDonalds për të dhe miqtë e tij, kur ndërroi klub.

Por pas nënshkrimit për FC Groningen, mbrojtësi shtatlartë paratë i tij i shpenzoi për mësimet e vozitjes, që ta lërë biçikletën dhe ta marrte një veturë.

Nuk e panë gjigantët holandez, por as Willhemi që e ishte aty  

Ish futbollisti i Man Cityt, Fons Groenendijk, tani trajner te Den Haag, ishte te Willem II në shkurt të vitit 2009.

“Virgil ishte në U-19, vetëm me 17 vjeç kur un e morra Willem II (shkurt 2009) dhe nuk W dinim se çfarë lloj futbollisti ishte”.

“Virgjili ishte një ‘junior’ dhe unë kurrë nuk e kisha parë të luante. Në fakt, as nuk e dija se kush ishte ai”.

“Në një fazë, kam dëgjuar se kishte disa djem të talentuar në U-19, por nuk ishte momenti për t’i sjellë fëmijët në një betejë ku ishim duke luftuar për të rënë”, tregon ai.

Tetë yje e mëdha të futbollit që për ta nuk e keni ditur se kanë luajtur te Willem II – nga Van Dijk te De Jong e Stam
Lexo po ashtu Tetë yje e mëdha të futbollit që për ta nuk e keni ditur se kanë luajtur te Willem II – nga Van Dijk te De Jong e Stam

Pra Willem II dhe Groenendijk, nuk arritën të shihnin potencialin e tij.  Top klubet si Ajax, PSV dhe Feyenoord, nuk e kishin vërejtur Van Dijkun. Ai ishte lojtar normal për syrin e tyre.

Dhjetë vjet më pas, asnjë lojtar në Ligën Premier nuk ka arritur ta driblojë atë gjatë këtij sezoni.

Përballja me vdekjen dhe rikthimi

Van Dijk sa ishte i ri u godit nga abscesi helmues në stomak, sa ishte në Groningen.

Ai humbi shumë kilogram dhe kishte frikë edhe për jetën e tij.

Robert Maaskant, shefi i Groningenit, tregon për SunSport: “Nëna e Virgjilit e çoi në spital, ajo nuk mund të prishte më, ose ndoshta ai nuk do të kishte qenë më në mesin tonë”.

“Ai u shtrua në spital dhe kjo e bëri shumë të dobët, kur u kthye ishte mbetur prapa për gati gjysmë sezoni”.

Van Dijk ishte afër vdekjes në vitin 2012, sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë – “Paratë ia lash mamasë time kur u futa në operim”
Lexo po ashtu Van Dijk ishte afër vdekjes në vitin 2012, sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë – “Paratë ia lash mamasë time kur u futa në operim”

“Por ne e vumë atë në një program individual, e mori vetëm shumë lehtë në sezonin e parë dhe kur ai filloi të luajë tregoi vlerën e tij menjëherë”.

Kalimi te Celtic

Në vitin 2013, vetëm gjashtë vjet më parë, kreu i rekrutimit te Celtic, John Park, po e kërkonte Mike van der Hoorn e Utrecht.

Por atij ia kapi syri mbrojtësin kundërshtar, Virgil Van Dijk.

“Virgjili ishte i sigurt. Shihej duke menduar. Në rregull thash, do ta provoj këtë, por nëse nuk funksionon, do ta marr një tjetër”.

Goditja e Parkut doli  duhura, pasi shumë shpejtë Van Dijk u mishërua në futbollin britanik.

Ai ende është aty. I pakalueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori